Ministria e Shëndetësisë deklarohet për vdekjen e tri foshnjave në Shkup

Ministria e Shëndetësisë deklarohet për vdekjen e tri foshnjave në Shkup

VIDEO | Bexheti: ASHAM-i nuk duhet të keqpërdoret për politikë
EKSKLUZIVE: Këto janë emrat përfundimtarë të zv/Minitrave në Qeverinë e Zoran Zaevit
Aksion i madh policor, arrestohen 4 veta
Pritje madhështore e Shkëndisë nga KF Shkupi (FOTO)

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka dhënë informacione në lidhje me vdekjen e tri foshnjave të porsalindura në Klinikën për Gjinekologji në Shkup.

Sipas informacioneve të Klinikës për Gjinekologji dhe Akusheri, pacientja I.M është hospitalizuar më 21 gusht në Klinikë me dhimbje barku. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se të njëjtën ditë ajo ka lindur trinjake në javën e 27 me prerje cezariane.

“Foshnjat e lindura janë pranuar nga pediatri dhe akushere në sallën e operacionit. Me familjen është biseduar disa herë, me qëllim që t’u sqarohet gjendja e foshnjave, tretmanin dhe mundësinë për mbijetesë, ndërsa në ditën e nesërme është konstatuar vdekja e të tre foshnjave”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ata shtojnë se kanë formuar një komision i cili do të hetojë rastin, me qëllim që të vërtetojë trajtimin e përgjithshëm të nënës dhe foshnjave në përputhshmëri me protokolet mjekësore.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.