Mjerimi nuk ka fund – BEKIM ISMANI

Mjerimi nuk ka fund – BEKIM ISMANI

FOTO | Maqedonia fsheh thesarin më të çmuar në tokë, NASA kërkon ta fshehë
Proverbë ruse
Dramë në kufirin e Bllacës midis Maqedonisë dhe Kosovës, ja çka ndodhi?
Derivatet e naftës me çmime të reja

Sa shqetsime ndjell politika ditët e sodit…!

Ata vrapojnë akoma pas gënjeshtrës, duke e lënë të vërtetën në udhët e pashpirtshme që s’njohin asgje vec errësirës e cila turbullon më shumë se cka mund ne të imagjinojmë.

Depresioni është bërë sëmundje e përditshme me të cilin përballemi sa herë që para se me shtru sofrën duhet të mbledhim grimca ushqimi për të mbushur barkun e pangopur.

Depresioni është bërë sëmundje e përditshme me të cilin përballemi sa herë që para se me shtru sofrën duhet të mbledhim grimca ushqimi për të mbushur barkun e pangopur.

Dhe ti o mal përsëri hesht, bëhesh kinse asgjë nuk dëgjon, sikur kjo etje e pashuar endet rreth teje, pyes c’kërkon më shumë nga gënjeshtra?!

Cilat luftëra nuk të mbushën mendjen se liria e të shprehurit,barazia dhe kërkesa për drejtësi është dicka që i përket gjithkujt, dhe ti, atë liri e vret me dorën tënde nga momenti që lumturinë ia dorëzon një analfabeti; të tillët janë mësuar të vjedhin dhe e kanë profesion të ta mbushin mendjen, se kopeja nëse nuk e ka cobanin e mire e hanë ujqërit, mos vallë ndoshta dhe ti je pjesë e kësaj shprehje…!

Po flas unë… aktori i heshtur përballë skenës, nga karrike te boshatisura, po permbush punën e një projekti, dhe nga heshtja e publikut më vjen t’i bërtas këtij qyteti që shurdhon akoma më shumë me heshtje. Sikur një cast të mendonin për kulturën “bijtë” e shtetit, ndoshta sot fëmija im do krenohej me një stilograf të ri, e ardhmëria do mësonte se ndonjë tradhti nga veprat e Shekspirit të shpije në përfundim të jetës ose ndonjë komedi e Molierit do të acarronte nervat e tyre duke krijuar në imagjinatë se satira është mënyrë e vetme për t’ia thënë të vërtetën “malit që s’bën za”.

Dhe po të kisha mundësi në këtë skenë , do të luaja të gjithë mjerimin tonë , duke u nisur nga novelat Migjeniane e deri tek ferma e kafshëve për të cilën thumbonte G. Orwelli në kohën e tij.

Në cilën politik të besoj sot; se nesër një derë do më hapet, nesër në skenë do ndricoj ajo copëz drite, dhe karriket para meje do mund të jene plotë?! Cila politikë vallë do përmbush të paktën një herë kërkesat e një aktori?!

Ta lëmë artin anash, vallë, cila politikë do të mund t’i mbush mendjen rinisë se po në këtë shtet do të ketë punë dhe jo udhë të cilat shpijen në megrim?!

Kostum të veshësh është lehtë, por të ngritësh lart një popull si nga kultura, si nga vlerat, pa interesa personale është shumë e vështirë!

Jo më kot, sot i heshtur në këtë skenë qëndroj me shpresën se e ardhmja e fëmijëve të mi do të jetë në gjendje më të mirë, edhe pse duket sikur para shpresës vdesim ne të parët, kur thonë se ajo vdes e fundit.
Bekim ISMANI