Momenti i arrestimit të bosit të mafisë më të madhe në botë (Video)

Momenti i arrestimit të bosit të mafisë më të madhe në botë (Video)

Dëshmia tronditëse e teknikut të ashensorit ku humbi jetën nëna 30 vjeçare: Ja pse s’e rregullova
Qytetarët kërkojnë që të ndalohet “Rrotulluesja Panoramike” në Shkup
Dinamo – Skënderbeu (LIVE LINKU)
Tronditet Shkupi, nëna rrëfen: Fqiu tentoi që të ma përdhunoje djalin 10 vjeçar

Policia federale braziliane njoftoi sot se kishte arrestuar një italian, anëtar i rëndësishëm i “Ndranghetas”, mafia kalabreze, objekt i një mandat-arresti ndërkombëtar paraqitur nga Interpoli.

“Vincenzo Macri u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të Guarulhos pranë Sao Paulos, në juglindje të Brazilit, mbajtës i një pasaporte venezueliane me emrin Angelo di Giacomo”, theksoi policia federale në komunikatën e rastit.

“Ai ndodhet aktualisht në selinë e policisë federale në Sao Paulo dhe do të ekstradohet drejt Italisë, ku është në kërkim për trafik droge”, vijon komunikata.

Sipas të dhënave që disponon policia braziliane, Vincenzo Macri është djali i Antonio Macri, i cili vdiq në vitin 1975 dhe ishte shefi historik i ‘Ndranghetas’, organizatë mafioze kalabreze, në jug të Italisë.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.