17 C
Skopje
September 23, 2018
Shkrime nga Konkursi

Mos ma mbytni ëndrrën

12031997_564432597065555_7912933017044129585_nShkruan: Besa XHONI

Çdo gjë kalon shumë shpejtë! Nuk kam jetuar shumë por këto vite jetë më dhanë një mësim të rëndësishëm. Fakt është që askush nuk është si unë, askush nuk mendon si unë dhe askund nuk ekziston një shpirt binjak! Ngase gjithkush është ndryshe, i krijuar me veçoritë e tija.

Ditët që kalova e këto në vazhdim nuk më sollën asgjë të re! Aq shumë më pengon drita ngase më duhet të ballafaqohem me njerëzit. Sikur errësira po më mbështjell me një ngrohtësi mbresëlënëse dhe po më jep përgjigje për pyetjet e mija. Jetoj në një jetë që nuk e zgjodha vetë dhe u takova me të duke qarë. Ndoshta nuk do të dua as të ndahem nga ajo, pasiqë vetëm aty e gjej veten dhe jetën që ëndërroj.

U përpoqa  shumë, por nuk ma kuptuan shpirtin! Thelbin e fjalëve të mija e ndryshuan sipas dëshirës së tyre, e kurrë nuk e kuptova pse e bënin këtë, qëllimisht apo rastësisht!

Unë dua të jem kjo, ngase ne jemi ndryshe! Unë ndryshe buzëqesh, flas, eci e madje edhe ndryshe e shoh botën time. I shoh në mënyrën time, andaj mos më gjykoni, sepse sidoqoftë ajo është mënyra unike e imja.  

Kam ca ëndërra që ju nuk i keni ëndërruar kurrë, për këtë shkak mos më detyroni të veproj ndryshe.

Nëse më detyroni unë më nuk do të ekzistoj, sepse një shpirt mbytet atëherë kur mbyten ëndërrat e tij! Kam lirinë nga Zoti, të cilën nuk lejoj askush të ma vjedhë atë.

Sikur u shemb realiteti dhe askush nuk të vlerëson për atë që vlen.

Edhe durimi ka një kufi që kur arrin tek ai të skadon afati i mirësisë.

Mjaftë më! Çdo gjë ka një fund, ashtu siç e ka lumturia, të njëjtin e ka edhe dëshperimi. Ajo që e kalova e plaku shpirtin tim, e më bëri pesimiste.

Eh! Më në fund! Diçka më përshpëriti lehtë.

Më tregoi që është koha ku do të mund t’i shpalos dëshirat e mija. Menjëherë zemra ndjeu ëmbëlsi, trupi ndjeu ftohtësi, kurse shpirti u lehtësua përgjithmonë.

U ngjalla për herë të dytë, e rrugët e njejta do t’i kaloj e gjallë dhe jo e vdekur! Në vete kisha një dëshirë shumë të madhe, kisha ëndrrën që e pikturonte jetën time, e ajo ishte rruga e suksesit dhe e diturisë! Lutem që kjo rrugë mos mbarrojë kurrë sepse është vendi i vetëm në të cilën gjej përkrahje shpirtërore! Është pikërisht mundësia për të realizuar ëndërrat ajo që e bën jetën më interesante.

Mos harroni,”Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes, aty ku ska liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë”!

Nësë mendoni se ky shkrim duhet të jetë në top10 e shkrimeve më të mira dhe nëse ju e pëlqeni, atëherë votimi bëhet duke klikuar më poshtë në butonin “pëlqej”. Votoni Tani!

Artikuj të ngajshëm

Portali Informativ Shprehja bëri ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit në konkursin për shkrimin më të mirë

shprehja

Përfundoj konkursi për shkrim më të mirë, ja 10 më të mirë që futen në garë për top 3 shkrimet

shprehja

Kurbani virtual

shprehja