MPB-ja prezanton Mercedesin 600 mijë eurosh të qeverisë së kaluar (Video)

MPB-ja prezanton Mercedesin 600 mijë eurosh të qeverisë së kaluar (Video)

Më në fund ky “sherif” sekret dhe bashkëpunëtor i Mijallkovit përfundon në burg
CAKTOHET KOHA KUR KASAMI DO TË MBAN KONFERENCË (VIDEO)
Ulet çmimi i rrymës elektrike prej sot
Ky është kanditati i BDI-së për komunën e Çairit

Ministria e Punëve të Brendshme ka prezantuar sot para mediave Mercedesin që qeveria e kaluar e ka blerë për 600 mijë euro. Ministri i ri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, më herët premtoi se do ta zbulojë veturën për të cilën qeveria e kaluar pagoi 600 mijë euro, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Atë që kam premtuar se menjëherë pasi të formohet qeveria e re reformuese, do ta prezantojmë Mercedesin i cili kushton 600 mijë euro. Kishte shumë kërkesa nga qytetarët që të shohin se çka është ajo që kushton 600 mijë euro. Kjo është ajo makinë e cila kushton 600 mijë euro, është blerë në kohën kur shumë qytetarë nuk kanë bukë për të ngrënë dhe që ironia të jetë më e madhe në kohën kur përfaqësuesit e policisë nuk kanë as uniforma dhe kushte të tjera elementare”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i brendshëm./Telegrafi/

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.