Muhamed Zeqiri: Kujdes, dikush po e keqpërdor emrin tim

Muhamed Zeqiri: Kujdes, dikush po e keqpërdor emrin tim

Hazbi Lika ja çka thotë për Ligjin e ri të gjuhëve
Mblidhet kryesia qendrore e BDI-së në Reçiçë
Erdogan: Nuk tërhiqemi nga Qipro
Sulmohet gjykata e Shkupit, thyhen disa dritare

Deputeti i LSDM-së, Muhamet Zeqiri, përmes facebookut u është drejtuar qytetarëve, duke i paralajmëruar se disa njerëz po manipulojnë në emrin e tij, shkruan Gazeta Lajm.

“I shqetesuar nga nje dukuri dashakeqe qe është paraqitur e për te cilën me kane alarmuar njerëz te afert jam i detyruar te reagoj publikisht.
Kushdo qofte qe thirret ne emrin tim dhe Ju ofron ndihme se mund tju kryej pune per X gjera pasiqe “qenka i aferte” me mua, duhet ta dini se ai apo ata jane mashtrues dhe hajna dhe asgjë tjetër.
Une Muhamed Zekiri jam ketu dhe qendroj ne dispozicion per Ju te nderuar qytetare dhe do t’ju dal ne ndihme gjithmon per punët per te cilët mund t’ju ndihmoj por asnjëherë nuk do te lejoj dikush te keqperdor emrin tim dhe autoritetin tim per te dëmtuar cilindo nga Ju!”, ka shkruar Zeqiri duke kërkuar nga qytetarët të mos bëhen pre e këtyre manipulimeve.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.