Muslimani i cili u sulmua me acid pyet: Pse sulmi ndaj meje nuk u cilësua si sulm terrorist? (FOTO)

Muslimani i cili u sulmua me acid pyet: Pse sulmi ndaj meje nuk u cilësua si sulm terrorist? (FOTO)

Këtë koalicion do ta bën BDI në balotazhin e Çairit
Publikohet raporti i punësimeve në administratë
Vodhën 100 mijë euro në një hotel në Tiranë, detaji që zbuloi hajdutët do ju lë pa fjalë
Rekord në Bosnje, 20 veta … (FOTO)

Një musliman që u sulmua me acid ka marrë plag që do i mbesin për tërë jetën, do të di pse sulmi ndaj tij nuk është cilësuar si terrorizëm.

Jameel Muhktar ka qenë në koma për dy ditë pasi një njeri i ka sulmuar me acid atë dhe kushërirën e tij Resham Khan përmes dritares së makinës derisa po prisnin në samafor në Beckton.

“Nëse një djal aziatik sikur unë, do të shkonte tek makina e një çifti Anglez dhe do ti sulmonte ato, e di që i gjithë vendi do ta cilësonte si sulm terrorist” i ka thënë ai Channel 4 News.

“Është definitivisht sulm në bazë të urrejtjes. Është diçka që ka të bëjë me Islamofobinë. Unë skam problem me asnjë njeri. Jemi të pafajshë. Pse do të na e bënë këtë dikush?”

Sulmi erdhi në ditëlindjen e 21-të e Khanit, duke e lënë atë me lëndime të tmerrshme në fytyrë dhe trup, lëndime në stomak, qafë, krahë, veshë dhe nevojë e madhe për ndërhyrje në shpinë.

Ndërsa është gjetur sulmuesi, i cili që nga viti 2015 bënte thirrje të vrasje dhe thirrje Islamofobike. Ai për këtë sulm po trajtohet si krim me motive të urrejtjes.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.