Në funeralin e ndërgjegjes

Studenti shqipëtar që studijon në Turqi mesazh prekës për Fyerjet dhe Urrejtjet!
Vrapo…
Zhvillimi i Rrinisë
“Flaka e janarit”, kur aktorët e UÇK sfidojnë në teatër

11050817_419220291584640_5901582901968369435_o
Në funeralin e ndërgjegjes sy përlotur rri.
Mezi shtrëngoj ankthin që po më përbri.
Shikoj fytyrat anembanë – të vërshuara nga hija verdhë-mavi.
Mbi çdo kokë kurorë djalli mbështjellë nga ai gëzofi engjëllor i zi.

 Andej-këndej heshtja e arkivolit fillikat të shurdhon.
Të gjithë të veshur me petkun e ri
Presin varrimin për ta shfaq atë marrëzi.

 Në këtë funeral fjalën ngushëllim nuk e dëgjoj,
As nga një zemër, as nga një gojë.

 Ja tek vjen e shumëpritura kufomë!
Aq e shkatërruar saqë fytyrën nuk ia njoh!

 E huaj gjendej në çdo shpirt mëkatari
E përbuzur ndihej në çdo vepër lajkatari.

 Nuk mundi t’i durojë qortimet e mirësisë.
Nuk mundi t’i shuajë etjet e kafshërisë.
Se ndërgjegjja e ndërgjegjes nuk i tradhtoi ligjësitë!
Edhe në kallëpin e vdekjes u struk, por nuk u halit.

 Sa shumë xhemat në këtë funeral është mbledhur!
Përcillet varrimi me aq gjakftohtësi!
Mezi pritet lopata fundit ta hedhë dheun e mbramë,
Të duartrokitet aq fuqishëm si pas një skenari që të mahnit.
Për tu habit!

 E ja ku vijnë gotat përplot me raki!
A guxon të kalojë rasti pa ngritur dolli?
Nga shpërtheu, vallë, ky entuziazëm tani?

 Fytyrat e ngrira kuqësohen si eritrocit.
Ambienti ndërron formë si të jetë prekur me shkop magjik.
Veprat e hidhura hidhen përpjetë
Epshi çohet peshë, vallen për të heq.
Lakmia udhëheq ritmin e defit djallëzor.
Këndohet “elegjia” e ndërgjegjes që më nuk ekziston:
“U preftë e gjora në varr, në qetësi,
Që djallit te njerëzit i dhuroi liri”

Autor: Nadire LATIFI,
Tetor 2014

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.

KOMENTO