Në rrezik administratorët, ndryshon ligji

Në rrezik administratorët, ndryshon ligji

Dhjetëra persona protestojnë para Qeverisë
Ja detajet e vrasjes së Bojkut në Strugë, sulmuesi kishte gjuajtur edhe ndaj djalit të tij
Xhamia Drita në LAquila të Italis lajmëron
Rusia paralajmëron forcat e Asadit për armëpushimin

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës i ka propozuar Qeverisë ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Administratorët, me të cilën kërkon shfuqizim të testeve për kapacitetin intelektual, certifikatave për njohjen e gjuhëve të huaja, ndërkaq propozon dhe ndryshime në mënyrën e avancimit në punë të administratorëve.

Sipas sqarimit të Ministrisë, ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për Administratë kanë për qëllim që t’i përmirësojnë procedurat për zgjedhje, avancim dhe vlerësim të administratorëve, me çka do të rritet numri i kandidatëve përkatës për punësim, por edhe do të kontribuojë edhe për mbajtjen e kualitetit dhe motivimin e të punësuarve në administratën publike të Republikës së Maqedonisë.

Sipas propozimit, pjesa e provimit për kontroll të kapacitetit intelektual dhe testimi i personalitetit, të përfshirë në ligj, vetëm e komplikojnë procedurën për selektim të kandidatëve për punësim, ndërkaq më pas ndjeshëm nuk kontribuojnë për punësim në bazë të meritave.