Nip e dajë në garë për të parin e Komunës

Nip e dajë në garë për të parin e Komunës

Garat në Shkollën fillore “Faik Konica“ – f.Radushë
Polici i rrejshëm nga Tetova, arrestohet në Gostivar
Mjafton vetëm një cigare për t’u shndërruar në duhanpirës
Rrahet brutalisht 23 vjeçari nga Reçica e Madhe e Tetovës

Rexhep Memedi dhe Mexhit Imeri janë familjarë, konkretisht nip e dajë. Megjithatë këta dy persona, Memedi i Lëvizjes Besa dhe Imeri i Aleancës për shqiptarët do të jenë në garë për të parin e Komunës së Studeniçanit, në zgjedhjet lokale që janë caktuar për 15 tetor, shkruan gazeta Lajm.

Kandidatura e Memedit tashmë është zyrtare, ndërkaq e Imerit pritet të zyrtarizohet në çdo moment.

Kandidatë tjerë në këtë komunë do të jenë, kryetari aktual Azem Sadiku- PDSH dhe ish deputeti Femi Jonuzi nga radhët e BDI-së.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.