21 C
Skopje
August 14, 2018
Informacione Vendi

Niveli i lumit Vardar mbi mesataren e muajit gusht

Niveli i lumit Vardar sot në pikën e matjes në Veles është regjistruar në 60 centimetra, lartësi e njejtë me ditën e djeshme, për dallim nga ditët e kaluara kur ka lëvizur nga 52 deri në 58 centimetra, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga DPHM, niveli i lumit Vardar është mbi mesataren e kësaj periudhe gjatë viteve të kaluara. “Niveli i shtuar i lumit Vardar është si pasojë e rreshjeve të shiut, si dhe ndikimi i faktorit njeri, gjegjësisht lëshimi i sasive më të mëdha të ujit nga akumulimet artficiale të hidrocentraleve të vendit”, thonë nga DPHM.

Në krahasim me mestaren e muajit gusht të vitit të kaluar, niveli i ujit në lumin Vardar është shtuar më shumë se dyfish. Në gusht të vitit 2017, nga 1 deri më 10 gusht janë matur nivele prej 15 deri më 25 centimetra./Telegrafi/

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Vajza incizon babin duke kënduar në veturë, videoja merr miliona shikime

shprehja

Shpallen maturantët më të suksesshëm në Maqedoni

shprehja

Nga kush ndjen frikë Mickovski?! Kërkon sigurim policor

shprehja