Një ditë…

Një ditë…

Urreni mekatin por jo mekatarin ! – Blerton Arsllani
Letra e një të riu drejtuar politikanëve – Blerton ARSLLANI
Mjerimi nuk ka fund – BEKIM ISMANI
O njerëz heshtni armët në dasma dhe ndaloni tragjeditë!

Shkruan: Hasan Hoxha, Shkup

Një ditë pashë njerëzit që kishin vënë dashurinë mbi çdo gjë, duke u mjaftuar me atë që u ka rënë hise dhe u gëzova.

Një ditë pashë njerëz të edukuar që nuk hidhnin mbeturinat në rrugë duke u kujdesur për ambientin dhe u gëzova.

Një ditë pashë një vetëdije të lartë në shkolla ku profesori i kishte lënë nxënësit të vetëm në klas duke bërë test dhe nuk kopjonin asnjëri dhe u gëzova.

Një ditë pashë profesor që nuk bënte dallime mes djalit të tij dhe studentëve tjerë, ku gjinin femrore nuk e shikonte dhe trajtonte si objekt seksual por si vajzë të veten dhe u gëzova.

Një ditë pashë një jokonformizëm në shoqëri ku secili e thoshte atë që mendon duke mos u ndikuar nga askush dhe u gëzova.

Një ditë pashë një zemërgjersi, mikpritje, tolerancë ku fjalët “mirë se vjen, faleminderit, më fal” ishin fjalët më të përdorura në fjalor dhe u gëzova.

Një ditë pashë dy shokë të hidhëruar ku shoku i tretë i gënjente që të dy se ata flasin mirë për njëri tjetrin me qëllimin e mirë që ti pajtojë dhe u gëzova.

Një ditë pashë një dasëm shqiptare modeste e pa krisma dhe dasmorë me plisa në kokë dhe u gëzova.

Një ditë pashë punësime ku intervenimet nuk bënin para, por vlente cilësia profesionale dhe intelektuale dhe u gëzova.

Një ditë pashë që djersa e punëtorit paguhej para kohe, ku kishte mirëqenie dhe siguri dhe u gëzova.

Një ditë pashë që nuk kishte lypsar në rrugët e Shkupit në mes të diellit sepse shteti i kishte rehabilituar me strehë mbi kokë dhe u gëzova.

Një ditë pashë çarshinë dhe tregun e gjelbërt ku shitësit nuk manipulonin me mallrat e tyre në kilogram dhe u gëzova. Një ditë pashë njerëz pa borxhe e pa kredi, pa ankesa e pa pesimizëm dhe u gëzova.

Një ditë pashë qytetarë të mobilizuar në protesta sepse nuk kishin punuar semaforët dhe u gëzova.

Një ditë pashë më shumë gjelbrim se asfallt, ajër të pastër dhe ujë të pijshëm dhe u gëzova.

Një ditë pashë Shkupin që ishte bërë kryeqytet i Shqipërisë dhe u gëzova.

Një ditë.. u zgjova nga gjumi dhe u dëshprova.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.