Një gjimnazist ndërroi jetë pas rrëzimit nga koshi në Strumicë

Një gjimnazist ndërroi jetë pas rrëzimit nga koshi në Strumicë

Kryeministri dërgohet urgjentisht në spital
Mbi 200 të rinj zhyten në lumin Drini të Strugës
Albin KURTI lideri më i votuar në Kosovë
Plumbi qorr plagos fëmijën

Një gjimnazist 18-vjeçar paradite e humbi jetën pas rrëzimit nga koshi në fushën e basketbollit në SHM “Dimitar Vllahov” në Strumicë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në orën 10:15 në Stacionin policor në Strumicë është marrë njoftim telefonik nga Spitali i përgjithshëm i Strumicës se është dërguar një trup i pajetë i një fëmije i lindur në vitin 2000 me vendbanim në Bosillovë.

Fëmija, sipas raportit policor, në SHM “Dimitar Vllahov” gjatë lojës së fëmijëve është ngjitur në kosh nga fusha e basketbollit nga shkolla prej nga është rrëzuar dhe nga lëndimet e marra gjatë rrëzimit, ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Nga ana e SPB Strumicë është kryer ekspertizë, ndërsa në vendin e aksidentit ka dalë edhe prokurori publik.

Po ndërmerren masa për ndriçim të tërësishëm të rastit, informojnë nga MPB-ja.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.