Një vajzë përjeton tmerr në Tetovë: Takohet me ish të dashurin, ai e bën për spital

Një vajzë përjeton tmerr në Tetovë: Takohet me ish të dashurin, ai e bën për spital

Kampe në Ohër nga frika e tërmetit (FOTO)
Sot në Shkup protestohet për Almir Aliun
Shpallet konkursi për shitjen e “Mercedesit”, ky është çmimi
Aksident në autostradën Shkup-Tetovë, ka të lënduar (Foto)

Një vajzë me qëndrim të përkohshëm në Tetovë, gjatë ditës së djeshme rreth orës 12 e 20 minuta është sulmuar nga ish i dashuri i saj, transmeton Almakos.

Ashtu si informuan nga MPB-ja, Xh.J.(22) nga fshati Sellcë, Tetovë, me qëndrim të përkohshëm në Tetovë, ka lajmëruar në polici se ditën e njëjtë rreth orës 8.30 minuta fizikisht është sulmuar nga ish i dashuri i saj F.N.(28) nga Tetova.

Në kohën e përmendur ata janë marr vesh që të takohen, Xh.J. ka hipur në veturën e saj dhe derisa ka lëvizur vetura është shkaktuar një zënkë midis tyre. Në një moment të zënkës, F.N. fizikisht e ka sulmuar duke e goditur me shuplaka dhe boksa në kokë dhe trup. Kur kanë arritur në fshatin Zhelinë ajo ka arritur që të ikë, por për një kohë të shkurtër e ka humbur vetëdijen dhe është rrëzuar.

Kur iu është kthyer vetëdija ka parë një grumbull qytetarësh të mbledhur përreth saj, të cilët rastin e kanë paraqitur në polici. SPB Tetovë po ndërmerr masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.