Njerëzit e Ivanovit kacafyten me serbët

Njerëzit e Ivanovit kacafyten me serbët

Me 1,5 milionë euro mjete, Qeveria do t’i mbështesë…
Vdekja e 63-vjeçarit shqiptar nga Maqedonia: Prokuroria jep sqarime
Mblidhet kryesia e BDI-së, pritet vendimi për koalicionin
Gruevski këmbëngul për koalicion me Ahmetin

“Unë nuk jam personi përgjegjës i cili jep miratim për qëndrim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, e as cilitdo organi tjetër të drejtorisë shtetërore”, theksoi në një deklaratë për MIA-n Sinisha Aleksoski, këshilltar për sigurinë kombëtare të presidentit të Republikës së Maqedonisë, të cilin zbuluesi serb Goran Zhivaljeviq e theksoi si person i cili i ka dhënë leje të jetë në Parlamentin e Maqedonisë gjatë dhunës së 27 prillit të këtij viti.

“Mendoj se këtë e ka bërë që përmes meje të sigurojë alibi dhe ta arsyetojë sjelljen e tij të paautorizuar dhe joprofesionale, kundrejt ligjeve të Republikës së Maqedonisë. Dua të theksoj se unë nuk e di arsyen për qëndrimin e tij në Kuvend”, thekson Aleksovski në intervistën për MIA-n të cilën në vazhdim e transmeton në tërësi. Nëse dhe kur keni pasur kontakt me z. Zhivaljeviq natën e 27 prillit? Para, gjatë ose pas ngjarjeve në Kuvend? – Në orën 20:23 më 27 prill filloi komunikimi, kur mora porosi me pyetjen nga ai me përmbajtjen “gjendje e jashtëzakonshme”. Nuk u përgjigja. Në orën 20:37 pranova një porosi, këtë herë me fotografi nga ai në sallën kuvendore, në çka u përgjigja me pyetjen përmes porosisë “çka bën atje?”. Kjo fotografi deri më tani nuk është publikuar në opinion. Mendoj se këtë e ka bërë përmes meje për të siguruar alibi dhe ta arsyetojë sjelljen e tij të paautorizuar dhe joprofesionale, kundrejt ligjeve në Republikën e Maqedonisë. Dua të theksoj se unë nuk e di arsyen për qëndrimin e tij në Kuvend. Por, ai thekson se ju ka njoftuar për veprimin e tij në Kuvend? – Unë nuk jam personi përgjegjës i cili jep miratim për qëndrim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, e as cilit do organi tjetër të drejtorisë shtetërore. Përkundrazi edhe unë kur shkoj në Kuvend, këtë e bëj me paralajmërim të rregullt dhe leje nga personi i autorizuar. Edhe unë pyes: kush dhe kur e ka drejtuar në Kuvend, çfarë veprime ka ndërmarrë dhe nëse në përgjithësi ka kërkuar leje me shkrim ose me gojë nga personi i autorizuar dhe organi kompetent shtetëror? Për çka keni biseduar Zhivaljeviq atë natë? Nëse dhe kur e keni njoftuar Kabinetin e presidentit për këtë? Nuk kemi biseduar. Siç theksova paraprakisht, ai më ka dërguar porosi tekstuale, të përcjellë me fotografi se ka qenë në sallën e Kuvendit, në çka i ktheva “çka bën aty?”.

Për porositë, kuptohet, menjëherë kam njoftuar dhe parashtrova raporte në pajtim me protokollet e sigurisë. A ka praktikë për një komunikim të tillë të këshilltarit të sigurisë nacionale të presidentit? – Përshkrimi i detyrave të mia në punë është të komunikoj me personelin diplomatik në ambasadat, të cilat janë kompetente për çështjet e sigurimit dhe bashkëpunimit me shërbimet, duke i respektuar protokollet .

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.