Njeriun të cilin Muhamedi (alejhi selam) e përgëzoi me Xhennet përmes ëndrrës

Njeriun të cilin Muhamedi (alejhi selam) e përgëzoi me Xhennet përmes ëndrrës

Rrezik për keqpërdorimin e të dhënave personale
Ja cilat ministri do i ndajnë Zaevi, Ahmeti, Kasami dhe Sela?!
Tetovarja e tradhton 3 herë burrin politikanë (Video)
Mitko Çavkov ka përjetuar infarkt

Një nga thirrësit në Islam, nga Arabia Saudite, me rastin e shoqërimit me të rinjtë, e ka treguar një tregim, ndoshta ndër më të çuditshmit. Thirrësi tregon: “Njeriut të cilit i kishte ndodhur kjo ngjarje ma ka treguar rastin si më poshtë vijon… Një natë, thotë e pash në ëndërr Pejgamberin s.a.v.s. i cili më tha: “Të lutem shko tek filan personi, i cili jeton në filan qytet dhe në filan rrugën dhe i thuaj se do te jetë bashkë me mua në Xhennet”. Derisa Muhammedi s.a.v.s. ma sqaronte këtë, unë e pashë shtëpinë dhe rrugën ku jetonte ai. Kur u zgjova, i thash vetit se kjo është ëndërr, edhe një ëndërr në mesin e ëndrrave tjera.

Megjithatë, e njëjta ëndërr, në të njëjtën formë në tërësi m’u përsërit edhe natën e dyte, të tretë dhe të katërt. E vërejta se është ne pyetje një gjë serioze.
E morra makinën dhe u nisa në drejtim te atij qyteti. Kur arrita, fillova ta kërkoj rrugën e cila m’u paraqit në ëndërr, dhe me të vërtetë kur kam hyrë në atë rrugë, pash se ishte e njëjta siç m’u kishte paraqitur në ëndërr. Pas një kërkimi të shkurtë, e njoha të njëjtën shtëpi të cilën e kisha parë në ëndërr. Trokita në derë dhe m’u paraqit një person.
I dhashë selam dhe e pyeta a është kjo shtëpia e filan personit, ai mu përgjigj, po. Më pas e pyeta, a gjendet ai person në shtëpi, e ai m’u përgjigj: “Po, unë jam vet ai personi që kërkoni”.

E kam shikuar si i habitur atë njeri, ishte i rruar qel…., rrobat e gjata, ia kalonin zogun e këmbës, nuk më dukej si njeri i devotshëm, unë kisha pritur të takoja ndonjë shejh – dijetar, thirrës, por këtë lloj të njeriut, kurrë. Si do qe te jetë i thash se kisha diçka për t’i thënë. Njeriu më ftoi ngrohtësisht në shtëpi, më dëshiroi mirëseardhjen dhe ma ofroi çajin. Kur u njoftuam pak më shumë, unë i thash: “Shiko vëlla i dashur, ersha nga larg për ta komunikuar një lajm. Disa net rresht kam par të njëjtën ëndërr. Ty, shtëpinë tënde në këtë rrugë, dhe çdo herë e kam ëndërruar edhe Muhammedin s.a.v.s., i cili më ka përmednur emrin dhe mbiemrin tënd dhe vendin ku jeton dhe më ka porositur qe të përgëzoi “Se do jesh bashkë me te në Xhennet!!!”

Njeriu e uli kokën dhe filloi te qaj,
u la i tëri në lot. Pas pak, kur erdhi ne vete tha: “Nuk e di se si e kam merituar këtë, pasha Allahun nuk e di, namazin e kryej Elhamdulilah, e falënderoi Allahun, por tani për tani nuk mund të them se kam diçka tjetër të veçantë nga Allahu, nuk kam, me përjashtim, ndoshta se sa herë që kam fituar diçka, sepse unë jam një taksist, kthehem te fqinjët tanë të cilëve u ka vdekur kryefamiljari dhe bashkëshortja ka mbetur me dy fëmijë jetim, dhe
gjithnjë iu japë gjysmën e fitimeve për t’u ushqyer, përderisa gjysmën tjetër ua lë familjes sime, nëse nuk është kjo, atëherë nuk di çka mund të jete tjetër. ”
Ka thënë Muhammedi s.a.v.s.: “Unë dhe ai i cili kujdeset për jetimët, do të jemi bashkë në Xhennet – dhe i ngriti dhe i tregoi gishtin tregues dhe gishtin e mesëm” (Sahijhu-l-Buhari)
Mundohu të bëhesh si ky njeri!

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.