Njëzet policë austriakë arrestojnë kosovarin që theri bashkëshorten kroate

Njëzet policë austriakë arrestojnë kosovarin që theri bashkëshorten kroate

Kjo është pasuria e Muhamed Zekirit (DOKUMENT)
LR-PDSH ja me cilën figurë do të “luftojë” në Gostivar, gati zyrtarizimi
Valë e re e shtrenjtimit të cigareve në Maqedoni
Ngjarje e rendë ne Shkup, vetëvritet një i ri

Në Linz të Austrisë është arrestuar një kosovar 35-vjeçar i cili para një muaji kishte therë me thikë kroaten 34-vjeçare: Bashkëshorti i kroates, një shtetas me prejardhje kosovare, por pa nënshteësi të caktuar, të enjten është arrestuar nga policia austriake në afërsi të stacionit hekurudhir në Linz. Arsyet e krimit janë ndarja e paralajmëruar e kroates nga kosovari, por aktualisht, kosovari nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Para një qendre tregtare në lagjen Auwiesen, më 7 dhjetor ka eskaluar zënka familjare. Kosovari e ka sulmuar me thikë bashkëshorten e vet kroate duke i shkaktuar plagë të rënda trupore. Mandej, ai ka shtënë edhe me një pistoletë të rreme në drejtim të saj dhe është arratisur nga vendi i ngjarjes në drejtin të panjohur.

Për policinë austriake situata ka qenë shumë delikate, pasi fëmijët e tyre kanë qenë në shkollat përkatëse në afërsi dhe ajo është dashur t`i sigurojë. Për shkak të frikës se mund tu ndodhë diçka fëmijëve dhe mësimdhënësve në shkollë, ajo e ka siguruar vazhdimisht. „Për ne prioritare ka qenë që të mbrojmë nxënësit dhe personat e tjerë në shkollë“, ka spjeguar zëdhënësi i policisë austriake, Major Michael Hubmann, përcjellë Shtegu.com. Fëmijët janë dërguar në vend të sigurt. Por, frika e policisë ka qenë e paarsyeshme pasi autori nuk është paraqitur asnjëherë në afërsi të shkollës dhe është zhdukur sikur ta kishte gëlltitur dheu.

Se si i ka rënë në gjurmë policia kosovarit, për këtë verpim nuk ka shumë informata. Vetëm se është cekur se: Familja për policinë nuk ka qenë e panjohur dhe se tek i pandehuri kanë vërejtur sjellje të pazakonshme. Se ku ka qëndruar sulmuesi kosovar, nuk mund të thuhet me siguri. Por, hetuesit e krimeve të rënda supozojnë se ai ka qenë jashtë vendit. Arrestimi i tij u realizua pas ardhjes së tij me autobus nga Praga në Linz. Kosovari është befasuar shumë dhe nuk ka rezistuar gjatë arrestimit. Në arrestimin e tij kanë qenë të mobilizuar 20 policë.

Deri më tani ai ka refuzuar të flasë, por hetuesit supozojnë se shkaku ka qenë ndarja e paralajmëruar e kroates nga ai. Kroatja 34-vjeçare për momentin është në gjednje stabile, pohojnë hetuesit. Mbetet e paqartë se ku gjenden fëmijët, por dihet se janë në vend të sigurt. (Shtegu.com)

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.