Njihe armikun tënd!

Njihe armikun tënd!

Dijet enciklopedike, të nevojshme për të kuptuar Kur’anin
Kur’ani – Mbrojtës dhe shërues
Drita e Zbulimit
Kur’ani – Mbrojtës dhe shërues, kapitulli i dytë

Këto janë informata për armikun tënd-Iblisin, All-llahu e mallkoftë:

1-Emri i tij: Iblis

2-Qyteti i tij: Zemrat e pakujdesshme.

3-Shoqëria e tij: Mizorët (zullumqarët).

4-Vendi i përhershëm i tij: Xhehennemi

5-Pozita e tij: I prishur i shkallës së parë.

6-Vendi i  tubimit të tij: Tregjet.

7-Armiqtë e udhëtimit: Muslimanët.

10-Motoja e tij: Hipokrizia.

11-Petkat e punës së tij: Me të gjitha ngjyrat, si kameleoni, për çdo vend ka ngjyrën e vet të veçantë.

12-Gratë e tij të kësaj bote: Gratë e mbuluara-zbuluara.

13-Kë dëshiron ai: Atë që është i pakujdesshëm ndaj përmendjes së All-llahut [subhanehu ve teala]

14-Çfarë e shqetëson atë: Istigfari(kërkimi falje nga All-llahu).

15-Shkrimi i tij: Tatuazhi.

16-Shtëpia e tij: WC-të (nevojtoret) dhe banjot.

17-Cilësia e tij: I luhatur, varësisht si e sheh interesin.

18-Fillimi i paraqitjes së tij: Ditën kur refuzoi t’i bëjë sexhde Ademit [alejhi selam].

19-Shokët e tij: Hipokritët.

20-Burimi i rrizkut (furnizimit): Pasuria haram.

21-Laboratoritë e tij: Vendet e fëlliqura, ku bëhet harami.

22-Shërbimi i tij: Urdhërimi në të këqia dhe kënaqja me to.

23-Urdhërat e tij: Çdo gjë që është e keqe.

24-Feja e tij: Kufri.

25-Pozita e punës: Drejtor i atyre që tërhoqën kundër vetes hidhërimin dhe i të humburve.

26-Afati i shërbimit: Deri ne ditën e Kijametit.

27-Rruga në të cilën të drejton: Rruga e Xhehennemit.

28-Fitimi i tregëtisë: Hi e pluhur.

29-Shoqëron në udhëtim: Shejtanët nga xhinnët dhe njerëzit.

30-Shokë të punës: Atë që hesht para të kotës.

31-Mediumet e tij: Përgojimi, bartja e fjalëve dhe spiunimi.

32-Ushqimin që e preferon: Mishin e të vdekurve (përgojimi, shiko El Huxhurat ajeti 12).

33-Kujt i frikësohet: Besimtarit të devotshëm.

34-Kë e urren: Atë që e përmend All-llahun [subhanehu ve teala] shumë.

35-Mburoja e tij: Me të vërtetë intriga e shjetanit është e dobët” (En-Nisa, 76).

36-Gjahu i tij: Gratë.

37-Dëshira e tij: Devijimi i njerëzve.

38-Synimi i tij: Që të gjithë njerëzit të bëjnë kufër.

39-Fundi i tij: “Deri në kohën e ditës së caktuar” (Sad, 81).

40-Puna më e preferuar tek ai: Homoseksualizmi dhe lezbejkizmi.

41-Fjala sekret për pasuesit e tij: “Unë”, fjala e mendjemëdhenjëve.

42-Gëzimsjellësit e tij: Artistët dhe artistet.

43-Premtimi i tij: Premton varfërinë.

44-Çfarë e hidhëronë atë më shumë: Sexhdet e shumta.

 

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.