NUHIU: Dy kushtet kyçe në konkursin për policë

NUHIU: Dy kushtet kyçe në konkursin për policë

BOMBA e Enis Bardhit kundër Realit. Supergol (VIDEO)
Atentat në Shkodër
“Lavdrim Muhaxheri ka vdekur. Nuk ka asgjë të pavërtetë”
Ankaraja shfuqizon marrëveshjen me Shkupin për njohjen e diplomave

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka shpallur konkurs për 500 vende të reja pune për policë. Nga ky dikaster kanë bërë të ditur se edhe në këtë konkurs do të respektohen si kriteret ligjore për seleksionim, ashtu edhe detyrimi konstitucional dhe ligjor për përfaqësim të drejtë.

Sipas numrit dy të policisë, Agim Nuhiu dy janë kushtet që do ta bëjnë këtë konkurs të jetë në vijë me përcaktimet ligjore dhe konstitucionale.

“Qasja e udhëheqësisë së re në Ministrinë e Brendshme është korrekte, institucionale dhe afirmative në raport me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në fushën e punës dhe marrëdhënien e punës. Kriteret profesionale dhe përfaqësimi i drejtë janë dy kushte kumulative që do ta bëjnë që ky konkurs të jetë në vijë simetrie me përcaktimet ligjore dhe konstitucionale”, tha për Medial.mk Nuhiu.

Ai theksoi se gjithë të rinjtë shqiptarë që i plotësojnë kushtet duhet të aplikojnë në këtë konkurs.

“Gjithë të rinjtë shqiptarë që i plotësojnë kushtet duhet të aplikojnë në këtë konkurs, sepse detyrim ligjor është që të ketë përfaqësim adekuat të pakicave në shtet”, thekson më tej Nuhiu.

Në konkursin është paraparë pranimi i 500 realizuesve në vendin e punës “polic” për punë në MPB edhe atë: Në Sektorin e punëve të brendshme Shkup gjithsej 360 realizues, në SPB Manastir 20 realizues, në SPB Ohër 30 realizues, në SPB Strumicë 20 realizues, Shtip 20 realizues, Kumanovë 20 realizues, Tetovës 10 realizues dhe Veles 20 realizues.

Ditë më parë rreth 30 kandidatët protestuan para MPB-së, e të cilat kanë qenë pjesë e grupit ku në konkursin e kaluar nuk arritën të punësohen në polici për shkak të numrit të kufizuar të punësimeve, ndërkohë konkursi shpallet në kohën kur po këto kandidatë që e kanë kaluar trajnimin, vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi.