O njerëz heshtni armët në dasma dhe ndaloni tragjeditë!

O njerëz heshtni armët në dasma dhe ndaloni tragjeditë!

Gjuha Shqipe dhe Mbrëmjet e Poezisë në Strugë – Blerton Arsllani
Urreni mekatin por jo mekatarin ! – Blerton Arsllani
Letra e një të riu drejtuar politikanëve – Blerton ARSLLANI
Një ditë…

Dr. Fatmir Hasani

Ndër shqiptarët, dasmat SHPESH po kthehen në TRAGJEDI nga shkrehja e armëve! Kjo është mbase e saktë. A ka mundësi të ndodhë një ndryshim i kësaj “tradite” në kohët moderne dhe si ta zhbetonojmë këtë traditë të keqe dasme? Në të kundërt, do të vazhdojnë që dasmat tona të kthehen në mort.

Edhe pse e ndaluar me ligj, nuk ndalojnë së praktikuari të shtënat me armë zjarri në dasma. Për fat të keq, kjo shëmti po merr jetë njerëzish. Pothuajse asnjë dasëm tipike shqiptare nuk i shpëton krismave si të jemi në një poligon qitjeje… Kjo shkakton rrezik të përgjithshëm, vdekje, tragjedi…

Të shtënat në dasma, gjatë gjithë historisë, kanë pasur rolin e tyre. Siç shkruajnë edhe kronikanët e kohës, njerëzit janë gëzuar pa masë kur kanë bërë dasma, me larminë e riteve të bukura, urimeve, bisedave në konakë, ritmeve të valleve e lojërave popullore, shkrehjeve të armëve, pritjen apo përcjelljen e nuses, me sofrat plot dolli… Dikur ka qenë traditë kur miqtë afroheshin te shtëpia qëllonin në ajër me pushkë, sinjal se dikush po vinte… Pra, zbrazja e armëve, ishte sa shenjë gëzimi, po aq edhe shenjë e jehonës se ka dalë nusja nga shtëpia dhe krushqit me nusen janë nisur për në derën e dhëndrit.

Çfarë ndodhë tani? Dasmat po shndërrohen në pikëllim. Shkrehje dhe ulërima shurdhuese. Në fund të fundit të shtënat në dasma në ditët e sotme po i prishin dasmat! Po më duket se nga të shtënat e pakontrolluara, këta persona TRADITËN e kanë kthyer në tallje dhe arrogancë. Dhe, të shtënat ndodhin njësoj në dasma, si në zonat rurale ashtu edhe në ato urbane. Sot, mënyra se si qitet në dasëm është reflektim i mungesës së kulturës dhe primitivizëm.

Këtu duhet të veprojë ligji dhe t’u japë fund krismave të armëve në gëzime familjare si dasma, ditëlindje dhe festa të tjera. Arsyeja është e thjeshtë Festa e dasmës në fund shpeshherë po shkon keq dhe përfundimi është plagosje apo edhe vdekje. Dhe, ndërsa nuk vepron ligji, këta njerëz të papërgjegjshëm për jetën e të tjerëve, nuk do të heqin dorë nga kjo praktikë e rrezikshme dhe me pasoja tragjike. Kështu, kohët e fundit sikur kemi filluar të besojmë se problemi mund të tejkalohet vetëm duke ndryshuar vetëdija e qytetarëve, por ndërsa kjo nuk ndodh, mendoj se zgjidhja e vetme mbetet penalizimi i këtyre rasteve. Prandaj, iu bëj apel institucioneve kompetente që më në fund të përgatisin një strategji të menduar mirë, në mënyrë që të shmangin tragjeditë nëpër festa nga të shtënat.

Një metodë e thjeshtë është se të gjithë duhet të flasim zëshëm që t’i heshtim armët në gëzimet tona. Ndryshe, po e përsëris, duhet të veprojë ligji. E që ligji e drejtësia të jetë plotësisht e kënaqur, politika penale duhet të forcohet dhe të sanksionojë veprimet e paligjshme e të ndërmarrë veprime parandaluese.

Kur këta njerëz të përfundojnë prapa grilave, kulti i përdorimit të armëve do të bie dhe atëherë do të rritet vetëdija për festat dhe gëzimet tona familjare pa pushka e pistoleta.

Në këtë kohë shkrehja e armëve dhe tragjeditë në dasma, nuk janë kurrfarë krenarie e qytetarie…

Shënim: autori ështës mjek-specialist dhe ish pjesëtar I UÇK-së

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.