Padi penale për të punësuarën në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim

Padi penale për të punësuarën në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim

Shkupjani gjuan me armë zjarri ndaj një guraje e cila shëtiste me qenin e saj
Deputetët mysliman votuan PËR homoseksualët, Merkel KUNDËR (VIDEO)
Mijallkovit i merret pasaporta (VIDEO)
Masakroi gruan me thikë, flasin fqinjët e shqiptarit: Gruaja e tij jetonte….

E punësuara në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim-Shkup është paditur për dhënien e paligjshme të autorizimit për mirëmbajtjen dhe servisimin e aparateve kundër zjarrit. Ajo mes tjerash ka dhënë edhe vërtetime për dhënien e provimit special të disa të punësuarve.
Siç njofton MPB, zyra për punë kriminalistike në Gjevgjeli ka dorëzuar padi penale kundër M.H.(47) nga Shkupi, e punësuar si shef kabineti i drejtorisë, për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale të kryer “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, transmeton Netpress, përcjell Portalb.mk.

Për autorizimin dhe vërtetimet e dhëna, e paditura ka marrë shpërblim në të holla. Pjesë e ryshfetit i është dhënë në llogari dhe pjesa tjetër kesh. Në këtë mënyrë M.H. ka përfituar, duke dëmtuar Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim në Shkup.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.