PDSH- ja mund të garojë me këtë kandidat në Likovë

PDSH- ja mund të garojë me këtë kandidat në Likovë

Katër persona janë paraqitur të zhdukur në Maqedoni
Clinton godet Maqedoninë për humbjen e saj në zgjedhjet e fundit, ja pse?!
Qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët për bisedimet BDI-VMRO
Ekskluzive: Arrihet marrëveshja mes BDI dhe VMRO!

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) po shqyrton disa kandidatura për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Nga kjo parti ende nuk ka vendim zyrtar, por janë dy kandidatura që po i shqyrton dega e Likovës dhe kreu i PDSH-së për ti nxjerrë në garën e 15 tetorit.

Njëri kandidat është Orhan Ibrahimi – nënkryetari i PDSH që vjen nga kjo zonë, por edhe Ragmi Isufi, kryetar aktual i degës së PDSH-së në Likovë, informon INA.

Kryetari i kësaj partie Menduh Thaçi ka qëndruar në komunën e Likovës, ku ka zhvilluar një takim me strukturat për ti informuar për zgjedhjet lokale dhe koalicionimet e mundshme. Ai ka folur edhe për pozicionimin e tij karshi BDI-së dhe partive tjera në pushtet.

Sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen BESA, Thaçi tha se ka bërë përpjekje maksimale për tu bërë kjo.

“Unë thash maksimumin dhe qasjen e sinqertë për të arritur marrëveshje koalicionimi me Lëvizjen BESA. Fatkeqësisht nuk arritëm. Nuk kemi marrëveshje për zgjedhjet lokale dhe nuk duhet të shkojë një hap më tej për tu mos u keqkuptuar. Mendoj se ata duhet të jenë të kujdesshëm, për shkak se sot me kohë përcaktohet pozita si opozitar”, theksoi Thaçi.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.