Për pesë vjet, 1.4 miliardë euro janë rrotulluar në kazino dhe bastore në Maqedoni

Për pesë vjet, 1.4 miliardë euro janë rrotulluar në kazino dhe bastore në Maqedoni

Haradinaj fton në takime VV-në dhe LDK-në
ZYRTARE: Kadri Veseli apo Ramush Haradinaj më i votuar
Si vdiq shqiptarja stomatologe nga Kërçova në spitalin privat në Shkup
Policia e Çairit në këmbë, ja çfarë ka ndodhur

Kazinotë dhe bastoret sportive në Maqedoni kanë rrotulluar 1.4 miliardë euro në pesë vitet e fundit. Kjo është shuma që të gjitha kazinotë dhe qendrat e basteve kanë pasur si të ardhura, transmeton Tv 24. Shuma është shumë më e vogël se shuma që raportohet më pas si një fitim. Të gjitha kazinotë dhe bastoret sportive në vend për pesë vjet kanë fitim prej 56.5 milion euro.

Të ardhurat e kazinove dhe bastoreve, në pesë vitet e fundit janë vazhdimisht në rritje, por fitimi nuk ndjek të njëjtin ritëm.

Të ardhurat dhe fitimet në kazinotë dhe bastoret:

Viti Të ardhurat Fitimet

2012 207,0 10,2

2013 254,2 13,1

2014 280,2 8,4

2015 297,0 9,3

2016 357,0 15,5 përllogaritur në miliona euro.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.