“Për shkak Besës, nuk kam probleme me Salin dhe Rexhepin”

“Për shkak Besës, nuk kam probleme me Salin dhe Rexhepin”

KATËRMBËDHJETË PERSONA U LËNDUAN NË NJË AKSIDENT RRUGOR NË AUTOSTRADËN KUMANOVË-SHKUP
Tensione në Kuvendin e Maqedonisë
Ja çka ndodhi në burgun e Idrizovës, flet drejtori Mahmuti
Ivanov anulon takimin me Hahn: Nuk jap mandat pa rrëzimin e platformës së Tiranës

Tashmë një kohë të gjatë, po flitet për debatin e ashpër që po ndodhë brenda sturkturave të Lëvizjes Besa në degën e Çairit, njofton shprehja. Sipas informacioneve të fundit, debati i ashpër është përshkallëzuar deri në atë shkallë sa figurat brenda partisë kanë filluar të ofendojnë njëri-tjetrin.

Figurat kryesore të këtij debati, protagonistët kryesore janë Bekim Sali, Skender Rexhepi-Zejd dhe Kastriot Rexhepi. Nga këta tre, vetëm më pak i përfoluri Rexhepi ka mohuar ‘debatin e ashpër’ brenda Lëvizjes Besa, njofton shprehja.

Skender Rexhepi njofton se ai ka raporte tepër të mira me të dy figurat, deri në atë shkallë sa i ka miq mjaft të mirë. Por, Rexhepi, le të nënkuptohet se ka pakënaqësi brenda partisë. Pranon se do të pranon çdogjë që do të vendos partia, vetëm për hirë të parties, njofton shprehja.

Shprehja.com ju sjellë reagimin e plotë të Skender Rexhepit-Zejd: “Kastriot Rexhepi dhe Bekim Sali janë miq të mi dhe bashkëudhëtar në rrugëtimin politik të Lëvizjes BESA për një jetë më të lumtur të shqiptarëve të këtij shteti dhe ky rrugëtim politik i yni është dhe do të jetë të jemi në shërbim për komunat shqiptare, përfshirë edhe Çairin. POPULLI DHE LËVIZJA BESA JANË PARA INTERESAVE PERSONALE, shkruan Rexhepi./shprehja

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.