Përleshje masive në një xhami shqiptare në Zvicër

Përleshje masive në një xhami shqiptare në Zvicër

Deputeti i LSDM-së: Ju do të shisnit gjithçka, edhe nënat tua, për të formuar Qeverinë
SHTK “VATRA E DËRVENIT ” dënon bastardimin e himnit kombëtar
VMRO fillon të publikojë incizime për LSDM-në, dëgjone “bombën” e parë?! (Video)
Komandant Hoxha me këtë shkrim ia jep disa shuplaka Blerim Latifit

Në maj të këtij viti në fshatin Gebenstoft të Zvicrës qendrore është hapur një xhami për besimtarët e komunitetit shqiptar. Më parë në atë objekt piqeshin pica. Tani këtu mendohej të shpërndahej ushqim shpirtëror për ata që kanë nevojë.

Nënkryetari i komunitetit islamo-shqiptar Mursel Ibrahimi (mediat zvicerane e japin emrin e tij me Mursel Ibrahimov) me rastin e hapjes së xhamisë kishte thënë: ”Duam që të gjithë ata që janë kritikë ndaj nesh ti bindim se jemi njerëz paqësor”.

Të dielën në ambientet e xhamisë nuk ka mbretëruar situatë paqësore, njofton DialogPlus, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Media zvicerane njoftojnë për një rrahje masive mes besimtarëve shqiptarë: në njërën anë fanatikët fetarë, në anën tjetër të moderuarit.

Për ti dhënë fund përleshjes mes dy grupeve ka ndërhyrë policia, e cila ka kontrolluar 90 persona.

Dy të lënduar janë shtruar në Spital. Si arsye e konfliktit përmenden mosmarrëveshjet brenda komunitetit fetar. Mursel Ibrahimi i ka thënë mediave zvicerane se është pafund i pikëlluar për shkak të ngjarjes.

Sipas Ibrahimit mbi 90 për qind e besimtarëve kanë përkrahur largimin e imamit. Dy të lënduarit, sipas tij janë mbështetës të imamit të dyshimtë.

Sipas tij raportet e kryesisë së komunitetit islam me imamin e xhamisë nuk kanë qenë të mira në të kaluarën. Imami, sipas Ibrahimit, gjithnjë e më pak ka predikuar dhe përfaqësuar vlerat e islamit sunit, të cilit i përkasin shumica e shqiptarëve. Imami akuzohet për rolin e tij përcarës në mesin e besimtarëve.

Pas hapjes së xhamisë imami kishte sjellë gjithnjë e më shumë besimtarë radikalë. ”

Kur kuptuam se imami gjatë verës është takuar me imam radikalë në Shkup, kryesia vendosi ta suspendojë atë”, thotë Ibrahimi. Imami i përzënë nga Xhamia ishte lutur të mbante fjalim lamtumirës- dhe kjo dëshirë atij i është plotësuar.

Pas fjalimit përkrahësit e tij ishin vërsulut dhe kishin sulmuar kryesinë e komuniteti islam dhe përkrahësit e saj. (DP)