Policia zbuloi 500 gramë marihuanë në një shtëpi në Tetovë

Policia zbuloi 500 gramë marihuanë në një shtëpi në Tetovë

Tre hajdutë të paraqitur si “Alfa”, e vjedhin dhe e rrahin një 21 vjeçar në Shkup
Ministri Taravari nuk i harron pacientët e tij (FOTO)
Tenton të vrasë me thikë 25-vjeçarin, arrestohet
Ministrja e jashtme kanadeze, Chrystia Freeland: Ivanov të respektojë obligimim kushtetutes dhe të pranojë formimin e qeverisë së re

Policia e Tetovës ka gjetur gjysmë kilogramë marihuanë dhe një peshore me mbetje të marihuanës, gjatë bastisjes në shtëpinë e A.R.(30) në Tetovë. Ai është arrestuar në stacionin policor dhe kundër tij do të ngrihet padi penale.

“Më 10 shkurt me urdhër të Gjykatës Themelore Tetovë, zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirën ndihmëse të A.R.(30) në rrugën “Braqa Milladinovi” në Tetovë. Gjatë bastisjes, në shumë vende në shtëpi është gjetur drogë narkotike marihuanë me masë të tërësishme prej rreth 500 gr, si dhe një peshore me mbetje të marihuanës. Lëndët e gjetura janë marrë me konfirmimin për lëndë të konfiskuara përkohësisht”, kumtoi MPB.

A.R. është arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të tërësishëm të ngjarjes kundër tij do të parashtrohet padi penale për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër penale të bërë, “prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursore”, i dënueshëm sipas nenit 2015 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.