Portali Informativ Shprehja bëri ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit në konkursin për shkrimin më të mirë

Gruaja vdes pas operacionit në mitër, komplikacioni i rrallë që i mori jetën
Flet dëshmitari shqiptar në sulmin e Londrës: Pashë tmerr me sy, ç’më tha polici pas vrasjes
FOTO LAJM | Zbulohet dokumenti, në vitin 1957 në Maqedoni zbatohej dygjuhësia
Këto janë deputetët e lënduar në Kuvendin e Maqedonisë

Portali Informatv Shprehja, pas përfundimit të konkursit për shkrimin më të mirë bëri edhe ndjarjen e çmimeve dhe certifikatave për 10 pjesëmarrësit më të mirë të përzgjedhur nga ndjekësit e Portalit Shprehja.

Konkursi ka qenë i hapur që në fillim të muajit Mars deri më 23 Mars, pastaj me një afat prej 10 ditësh konkurrentët kanë pasur hapësirë t’i shpërndajnë shkrimet e tyre gjë e cila i’u ka mundësuar atyre të kualifikohen në top 10 shkrimet më të mira.

Ndarja e certifikatave dhe çmimeve u bë në hapësirën e Qendrës për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor – Racio, të pranishëm ishin edhe pjesëtarë të tjerë por edhe familjar të pjesëmarrësve. Vlen të ceket se një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve kanë qenë edhe nga shtetet fqinje të Maqedonisë, si Kosova e Shqipëria.

Pjesëmarrësit në përgjithësi ishin të kënaqur me vendimin e jurisë si dhe me bashkëpunim ndërmjet tyre dhe Portalit Shprehja. Ato shprehën gaditshmërinë që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje.

Ndryshe, drejtori ekzekutiv i Portalit Shprehja Ubejd Idrizi, para të pranishmive u shpreh se konkurset e këtilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
“Me përfundimin e këtij konkursi nuk do të thotë që edhe konkurset tjera kanë përfunduar, Portali Informativ Shprehja do të filloj edhe me konkurse tjera në të ardhmen edhe atë në poezi por gjithashtu edhe në shkrime të ndryshme. Duke u bazuar në moton “Shprehu Lirshëm!”, ne do i qëndrojmë besnik misionit tonë për fjalën e lirë të rinisë në vendin tonë por edhe më gjërë. Në Shprehjen, besoj dhe mendoj që rinia do të shprehet lirshëm, gjë e cila i ka munguar rinisë tonë”, tha për të pranishmit z. Idrizi.

Redaksia e Portalit Informativ Shprehja edhe një herë i falënderon të gjithë pjesëmarrësit në konkursin për shkrimin më të mirë si dhe fituesve ju dëshiron suksese të më tutjeshme./Shprehja

12986749_647727188701254_1494025602_o

13036600_647727212034585_613332398_o 13016381_647727215367918_1867011921_o 13010057_647727222034584_685678267_o 12986770_647727185367921_1517514728_o

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.

KOMENTO