Profesioni që mbartë në vete ndjenjën e dashurisë

Profesioni që mbartë në vete ndjenjën e dashurisë

TREGIM | Sot më shumë se kurrë, i’a vlen të lexohet historia e nxënësit Tedi Stoddard!
Komploti ndaj Republikës duhet të marrë fund – Sadri Ramabaja
Jetojmë që gjurmët tona të flasin
Intervista me Mevlan Adilin, futbollistin e ri të skuadrës rumune të UTA Arad

Profesioni arsimtar/e (mësimdhënës/e) është një përgjegjësi e madhe sepse në shkollë nxënësi duhet të marrë edukimin dhe arsimimin e duhur. Mendoj se çdo arsimtare (mësimdhënëse) duhet të japë maksimumin për të ngritur gjenerata të reja.

Mejrem K TushaIntervistoi: Hamzi Ibrahimi

Mejrem Kajolli Tusha, është lindur në Shkup më 23.09.1966. Shkollën fillore e mbaroi në “Shkollën fillore Liria” ku dhe për momentin po e ushtron detyrën e mësueses së grupit klaor, ndërsa shkollën e mesme e kreu në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup. Studimet i kreu në universitetin shtetëror “Kliment Ohritski” në Shkup,  drejtimi pedagogjik, profesoreshe e grupit klasor në “Kliment Ohritski”. 10 vite ka punuar si zëvendës-mësuese ku ka fituar mjaftë përvojë pune dhe 15 vite punon si mësuese e grupit klasor pranë shkollës fillore “Liria” në Shkup.

Shprehja: Të qenurit arsimtare/mësuese çfarë ndjenje është dhe a u’a plotëson shpirtin ushtrimi i këtij profesioni?

Mejrem K Tusha: Asnjëherë nuk jam penduar për profesionin që e kam zgjedhur. Është kënaqësi e madhe të punosh me nxënës, të lundrosh në botën e fëmijëve, ti shikosh në sy dhe ta kuptosh gëzimin, frikën, dhimbjen, dashurinë të cilën e shprehin. Mënyra se si afrohen, si e shprehin emocionin e dashurisë duke më përqafuar e si më zëvendësojnë më nënat e tyre. Sinqeriteti, solidariteti është më i madh tek fëmijët. Të punosh, pra ti mësosh fëmijët duke filluar me shkrim – lexim, t’u ofrosh dhe tu tregosh si duhet ta kapin diturin, mënyrat e punës, pranimi i diturisë nga nxënësit e gjithë kjo dhe më tepër, po, më kënaq pa masë. Përgaditjet për orë të mësimit, prezentimin e mësimit, plotësimet me ide të reja i ushtroj me dashuri. Aty ku mbjell dituri me dashuri, mbijnë lule nga më të bukurat.

Shprehja: Si do ta vlerësonit kohën e të qenurit arsimtar në kohën më parë dhe sot ?

Mejrem K Tusha: Asnjëherë nuk ka qenë dhe asnjëherë nuk do të jetë e lehtë të jesh mësimdhënëse, mirëpo më parë kishim kohë më tepër të punojmë më nxënës ndërsa sot administrata është e tepërt. Sot përdorim internetin, kompjuterin , blejm llaptopa e prozhektor me rrogat tona e nuk kemi dhe askujt nuk i intereson se si do të mbahen orët e TIK-ut. Plan programet të stërngarkuar, librat me gabime mirëpo për hirë të nxënësve dhe kombit gjindemi në çdo mënyrë që ta kryejm punën sa më mirë dhe me dinjitet.

Shprehja: Ky profesioni i juaj padyshim se përmban një përgjegjësi të madhe. A mendoni se profesorët(mësimdhënësit) e japin maksimumin për nxënësit e tyre?

Mejrem K Tusha: Sipas pedagogut dhe reformatorit të madh J.H. Pestaloci, mësuesi duhet të dijë çka i duhet nxënësit, çka e lartëson, çka e nënvlerëson, çka e motivon ose çka e demotivon atë. Mësimdhënësi duhet ti dojë nxënësit, që do të fitojë edhe dashurinë e tyre, hapjen e zemrës së tyre… Se vetëm në këtë mënyrë mund ta gjejë rrugën e vërtetë. Për të aritur sukses mësimdhënësi duhet të pregaditet gjatë studimeve me pregaditje pedagogjike dhe didaktike. Po, mësimdhënësit mundohen të ofrojnë dituri edhe në mungesë të materialit dhe resurseve, janë të gatshëm gjithmonë që ta plotësojnë (ti përmbushin) interesat e nxënësve.

Shprehja: Si do të na e përshkruani arsimin gjatë viteve që ju po e ushtroni detyrën tuaj?

Mejrem K Tusha: Une jam mësuese, mirëpo jam dhe nënë, edukatore, kuzhiniere, mjekesh, gjykatëse, shkencëtare, artiste, kreatore, skenariste, regjisore, fotografe, kamermane, magjistare, valltare, humorist etj., me vyrtyte dhe aftësi. Gjithmonë mundohem të jem e dashur, kreative, e qëndrueshme, e ditur, entuziaste, këmbëngulëse, stimuluese me dashuri të vërtetë ndaj profesionit dhe përgjegjësis së madhe shoqërore. E gatshme të dëgjoj tog pyetjesh të njëpasnjëshme dhe të përgjigjem me butësi, lëvdroj, ledhatoj edhe për detyra të përgjysmuara dhe jap përkrahje që mos ta humbin interesin për mësim.

Shprehja: Çfarë do t’ju sugjeronit gjeneratave të reja pasi që për të qenë një shoqëri e shëndoshë do të duhet të jetë edhe arsimi në nivel më të lartë. Cili do të ishte apeli juaj për arsimtarët e rri dhe nxënësit?

Mejrem K Tusha: Dashuria ndaj punës të mësuesit jep edhe rezultate konkrete. Mësuesi i’a kushton tërë jetën profesionit të vet. “Nëse një herë je mësues, tërë jetën do të mbetesh mësues”. Në krahasim me profesionet tjera, profesioni i mësuesit është më i ndërlikuar dhe ka përgjegjësi të madhe, profesion që punon me fëmijë, të cilët duhet ti kalitish për jetë. Çdo kush nuk duhet dhe nuk mund të bëhet mësues. Është profesion me përgjegjësi shumë të madhe se mund të marish në qafë gjenera, mund ta shkatërosh kombin tënd. (Persona) Nxënës të shkëlqyeshëm dhe të devotshëm, të cilët nuk i pritojnë punës, gjithmonë hulumtojnë, thithin risit duhet ta zgjedhin këtë profesion. Nuk është… do të shkoj në punë e do ti mbaj disa orë. Çka do ti mësosh për atë kohë nxënësit, duhet të ketë synim, qasje dhe ti përmbahet hapave. Çdo njeri që dëshiron të bëhët mësimdhënës le ta lexon thënien e Dritor Agollit e më pas ta lexon betimin e arsimtarit të cilin në vitin 1966 e përpiloi R.Dottrens.

Gabimi i një doktorit, varroset në tokë.
Gabimi i një arkitektit, bie në tokë.
Ndërsa gabimi i një mësuesit, ecën mbi tokë.
Dritëro Agolli

BETIMI SOLEM I MËSUESIT
“Do ta kryej detyrimin tim me ndërgjegje dhe krenari.
Nxënësit e mi nuk do të jenë vetëm nxënës, por edhe fëmijë dhe kurrë nuk do t’i harroj që për fatin e tyre edhe vetë mbajë një pjesë të përgjegjësisë.
Do ta mbrojë me të gjitha mjetet ekzistuese nderin e profesionit të arsimtarit.
Kolegët e mi çdo herë do të jenë edhe miqtë e mi.
Në bashkëpunim me ta do të përpiqem që vazhdimisht ta përkryej veprimtarinë e shkollës në kuptimin efikas të njohjes së të gjithave të drejtave në edukimin dhe barazinë sociale në arsim.
Këtë betim solemn e jap plotësisht në mënyrë të lirë dhe me nder!”

©Shprehja 2017

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.

KOMENTO