Promovimi i shtatë librave nga Shtëpia Botuese “Shkupi”

Promovimi i shtatë librave nga Shtëpia Botuese “Shkupi”

Kur do të vendoset numëruesi i borxhit publik në Portën Triumfale të Shkupit?
I riu nga Shqipëria humb jetën në Tetovë
VMRO fillon të publikojë incizime për LSDM-në, dëgjone “bombën” e parë?! (Video)
Tronditet Kosova nga kjo ngjarje, Shikoni cka i publikojn serbët Ramush Haradinajt (FOTO)

Shtëpia Botuese “Shkupi” në frymën e festave të nëntorit, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe që është më 22 nëntor dhe dita e flamurit më 28 nëntor, më 17 nëntor 2017, e premte, do të bëjë promovimin e shtatë librave nga letërsia shqiptare.
Promovimi do të mbahet gjatë periudhës kohore 13:00-14:00 në Sallën e Kuqe të Komunës së Çairit në Shkup, të botuara nga Shtëpia Boturese “Shkupi” gjatë dy vjetëve të fundit.
Do të promovohen librat (titull/autor):
1. “Kronisti i fundit në qytetin e konzujve”, autor Qenan Hasani
Për librin do të flasë: Daut Dauti
2. “Pallë kritike mbi qepallën agonike”, autor Fadil Curri
Për librin do të flasë: Rexhep Bajrami
3. “Letër bijave të mia”, autor Zekerija Idrizi
4. “Letra shpirti”, autor Zekerija Idrizi
Për librin do të flasë: Fadil Curri
5. “Nga panairi në panair”, autor Rahim Dauti
6. “Tinguj vargjesh”, autor Semine Hasani
Për librin do të flasë: Rrahim Ganiu
7. “Syri i keq”, autor Daut Dauti
Për librin do të flasë: Halil Zendeli

Ky promovim mbahet në kuadër të aktivitetit kulturor “Vala e re kulturore” e cila financohet nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë në organizim të Shtëpisë Botuese “Shkupi”, transmeton shprehja.
Organizator: Shtëpia Botuese “Shkupi”
Ngjarja: Promovimi i shtatë librave nga letërsia shqiptare
Vendi: Salla e Kuqe e Komunës së Çairi
Koha: 13:00-14:00

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.