PSE VONOHEMI DHE ARSYETOHEMI?!

PSE VONOHEMI DHE ARSYETOHEMI?!

7 ngjarjet e mëdha që kanë ndodhur dhe do ndodhin në ditën e Xhuma
MES VIRTYTIT DHE VESIT
KUR T’I JEPET POZITA ATIJ QË NUK E MERITON…
NGRITJA DHE RËNIA E CIVILIZIMEVE (BESIMI DHE MOSBESIMI)

Vonesa dhe arsyetimi do të na kushtojë edhe në këtë botë po edhe tjetrën.

Në luftën, e cila njihet edhe si lufta e Mu’tes, muslimanët merrnin pjesë me mbi dhjetë mijë ushtarë, kurse ushtria armike numëronte mbi njëqind mijë.
Këto ndodhnin në një ditë të xhuma të muajit gusht, të vitit të tetë të emigrimit. Pejgamberi a.s. nuk priti as të falej xhumaja dhe të niseshin menjeherë pas namazit të sabahut, ai i urdhëroi që të nisej ushtria, kurse ai do të qëndronte të falte xhumanë me njerëzit e tjerë në Medine dhe do t’i arrinte rrugës. Me të falur Pejgamberi a.s. namazin e xhumasë, e arriti ushtrinë gjatë rrugës. Sa arriti pyeti: “Ku është Abdullah ibn Revaha?”
Njerëzit të habitur nga kjo pyetje, panë njëri-tjetrit dhe nuk folën. Më pas erdhi Abdullah ibn Ravaha dhe e pyeti: “Ku ishe, o biri i Revahas? A nuk thamë pas namazit të sabahut?!”
Abdullahu ia ktheu: “O i Dërguar i All-llahut, desha që të shtoj të mira. Kështu vendosa të fal namazin e xhumasë me ty në Medine, më pas të bashkohem me ushtrinë”. Pejgamberit a.s. iu skuq fytyra dhe i tha: “Jo për Zotin o Abdullah, a edi se ç’ndryshim ke ti me të tjerët që dolën para teje? ”. Abdullahu ia ktheu: “Distanca e rrugës që ecën.
Kurse Pejgamberi a.s. i tha: “Jo për Zotin, ndryshimi është si distanca mes Lindjes dhe Perendimit”.
Muhammedi a.s., ishte në Medine dhe ngjarjet më kryesore ua përshkruante shokëve të tij që qëndronin me të. Dhe tha: “Tani flamurin e ka marr Abdullah ibn Revaha, por që po vonohet pak.”
E Muhammedi a.s., filloi të flas mbi gjendjen e këtyre të treve në xhennet dhe u thoshte të pranishmëve: “E shoh Zejd ibn Harithen mbi një krevat floriri në xhennet. E shoh edhe Xhafer ibn ebi Talibin mbi një krevat floriri në xhennet. Në krah të tyre shoh edhe Abdullah ibn Revahun mbi një krevat floriri në xhennet. Veçse krevati i tij është më i ulët.” Kur e pyetën se përse, u tha: “Për shkak të vonesës së vogël në fillim”.

Abdullah ibn Revaha nuk bëri diçka të keqe, pasi shkaku i vonesës ishte të falë xhuman me Pejgamberin a.s. por vonesën e tij Pejgamberi a.s. e përshkroi si diçka shumë të madhe. Sikur vonesa jonë të ishte i këtij niveli përsëri do ta arsyetonim, por habitesh kur njerëzit arsytohen se nëpërmjet të keqes do ta ndalin të keqen.

Vetëm pse u vonua pak, xhenneti i tij ishte më i ulët. Po si do të jetë xhenneti jonë që jemi vonuar aq shumë, thuaj së paku 25 vjet vonesë? Po ata që vonohen në ibadete, në shkollë, në respektin ndaj prindërve dhe tjerëve, në çështjet morale, atyre që nuk ju intereson aspak se çfar ndodhë me djemt dhe vajzat tona, me shkollat tona… Po ata që po vonohen dhe nuk interesohen aspak për jetën politike duke u arsytuar se ne nuk ban me u përzi në politik se pastaj e humbim autoritetin te xhemati dhe anën tjetër xhematin ia kemi lënë në dorë atyre që e prishin dhe e degradojnë njeriun moralisht dhe intelektualisht?

Po të ishte Pejgamberi a.s.çfar do ti thoshte vonesës tonë?

JU LUTEM TË MOS VONOHEMI, PO NËSE VONOHEMI MOS TË ARSYETOHEMI

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.