Publikohet raporti i punësimeve në administratë

Publikohet raporti i punësimeve në administratë

Kasami takim me ambasadorin kroat
Osmani konfirmon: Po ka pasur bisedë mes Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit, ja çka u bisedua
“Shpend Ahmeti e fiton Prishtinën pa balotazh”
E pabesueshme, ja çfarë dënimi është shqiptuar për sulmuesit e deputetëve

Në 1300 institucione të sektorit publik ka rreth 130 mijë të punësuar. Megjithatë askush nuk e din saktë se sa persona marrin rrogë ose honorarë nga shteti pasi në këtë numër nuk përfshihen zyrtarët, të punësuarit në kompani me pronësi shtetërore si dhe qytetarët e angazhuar me kontratë në vepër. Më shumë të punësuar ka në veprimtarinë e arsimit dhe shëndetësisë. Profesori Borçe Davitkovski thotë se sipas standardeve botërore, Maqedonia ka administratë të stërngakruar.

 “Ne patjetër ta dimensionojmë. Për ta dimensionuar patjetër duhet t’i shohim shifrat, ku kemi tepricë dhe ku mund të ristrukturohet. Ajo që është tepricë të shkojë atje ku ka mungesë apo thjeshtë të ketë largime. Kjo është reformë e duhur – tha profesor universitar, Borçe Davitkovski.

Ndryshe numri i shqiptarëve në administratë është 21.279 ose çdo i pesti në sektorin publik është shqiptar. Përqindja sillet varësisht nga institucioni dhe sektori. Ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Arsovska Tomovska mban qëndrimin se trendi është pozitiv she se përfaqësimi i drejtë çdo vit po rritet.

 Rreth 70% nga të punësuarit e përgjithshëm vitin e kaluar kanë qenë shqiptar. Me kalimin e viteve ky trend shënon rritje. Prej vitit 2007 e këtej kemi bërë edhe analiza. Pjesëtarët e komunitetit etnik shqiptar kanë qenë rreth 10%, ndërsa tani janë 20%” – tha Marta Arsovska Tomovska, ministre e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Arsovska Tomovska pohon se në mënyrë intensive po punohet në tejkalimin e problemit me 1743 nëpunës shtetëror të punësuar përmes SIMO-s, që merrnin rroga, por nuk ishin të sistemuar nëpër vendet e punë. Rreth 1000 prej tyre tashmë kanë angazhim konkret. Mosha mesatare e të punësuarve në sektorin publik është 45 vjet. 54% janë gra ndërsa 46% bura.

 

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.