Qeveria do të kërkojë të kthehen paratë nga administratorët të cilët kanë marrë rroga pa punë

Qeveria do të kërkojë të kthehen paratë nga administratorët të cilët kanë marrë rroga pa punë

13-vjeçari vret veten dhe lë një letër, babai i mbytur nga dhimbja përlot botën me këto fjalë
Gjobiten dy lokale në Tetovë, kjo është arsyeja
Trump dhe May bisedojnë me telefon për sulmin në Londër
Hospitalizohen dy të mitur pas një përleshje fizike mes dy grupeve në Gostivar

Qeveria do të pres të përfundojnë zgjedhjet lokale dhe më pas do të kërkojnë përgjegjësi për administratorët të cilët kanë marrë paga, ndërsa me vite nuk kanë shkuar në punë.

Sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Dragi Rashkovski, publikoi se në vitin 2016 buxheti i shtetit është dëmtuar për më shumë se 800 mijë euro, pasi 166 administratorë janë vendosur në listën e pagesave nga Sekretariati i përgjithshëm, ndërsa nuk kanë shkuar në punë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është formuar komision procedurë disiplinore, por puna është pezulluar në pajtim me Ligjin zgjedhor. Procedura do të vazhdojë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Qeveria është e bindur se për këtë situatë ekziston përgjegjësi edhe tek punëdhënësit dhe tek punëtorët”, thonë nga qeveria.

Rashkovski për TV24 tha se pas vërtetimit të përgjegjësisë, qeveria do të kërkojë që paratë t’i kthejë përsëri ish sekretari i atëhershëm, Kiril Bozhinovski, ose vetë administratorët.

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Ivo Kotevski, nuk komentoi këto punësime të administratorëve.

Këto punësime nuk kanë të bëjnë me zyrtarët shqiptar. Ata kanë qenë (janë) të punësuar në sekretariatin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.