Qytetarët e revoltuar në protestën për ujë të pijshëm (VIDEO)

Qytetarët e revoltuar në protestën për ujë të pijshëm (VIDEO)

(Foto) Shokët dhe shoqet e fëmijëve të ndjerë mblidhen te shtëpia e djegur
Gashi tregon kushtet e Besës për të hyrë në Qeveri
Identifikohen edhe 25 huliganë tjerë. Lëshohen fletë-arreste
Dy serbë gjenden të vdekur në Kosovë (LAJMI FUNDIT)

Për dy orë të tëra, banorët e Vizbegut kanë mbajtur të bllokuar bulevardin “Sllovenija” në Shkup në shenjë revolte për shkak të mungesës së ujit të pijshëm në një pjesë të madhe të lagjes së Vizbegut edhe atë në pikun e verës. Banorët shprehen të revoltuar dhe paralajmërojnë protesta  edhe më radikale gjatë javës që vjen në rast se nuk ndërmerren masa për furnizimin më ujë të banorëve. Banorët, madje i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse, posaçërisht politikanëve shqiptarë që të vizitojnë banorët dhe të shohin nga afër problemet me të cilat tashmë 15 vjet ballafaqohen.
VIDEO

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.