RAMA: Shqiptarët të mos bien pre e provokimeve

RAMA: Shqiptarët të mos bien pre e provokimeve

Mediat norvegjeze raportojnë për vdekjen e shtetasit norvegjez në Kosovë
Çmim i ri i benzinës në Maqedoni
Nova Makedonija: Ja pse vrasja në Strugë nuk ka të bëjë me gjakmarrjen?
Erdogan: E gjithë Greqia në vitin 2050, do të jetë Shqipëri, Ballkani është tokë Ilire (Foto)

Vazhdojnë reagimet kundër dhunës në Parlamentin e Maqedonisë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga emisioni Top Story i Top Channel ka shprehur keqardhjen për gjendjen e jashtëzakonshme në Maqedoni, ku sonte një turmë protestuesish kanë sulmuar deputetët. Me këtë rast, kryeministri Rama theksoi se në këtë situatë duhet të veprohet me qetësi. Ai porositi shqiptarët e Maqedonisë që të mos bien pre e provokimeve, ndërsa kritikoi edhe punën e policisë maqedonase.

“Është një moment kur realisht duhet shumë qetësi. Më vjen shumë keq që u ngrit një strategji dritëshkurtër politike duke vendosur shqiptarët në shënjestër dhe duke përdorur si sebep të ashtuquajturën Platforma e Tiranës. Është krejtësisht e papërgjegjshme që një luftë për pushtet të motivohet..kjo është një situatë që unë uroj do të jetë e përkohshme. Shqiptarët, lider shpi politik i shqiptarëve, të ruajë maksimalisht qetësinë dhe të mos bien në kurthin e reagimeve që mund të çojnë edhe në një përshkallëzim më të madh. Uroj që policia në Maqedoni të bëjë detyrën dhe të mbrojë njerëzit”, ka thënë Rama.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.