Rasti Lagja e Trimave | Sefaj: Jemi torturuar para prokurorëve, Elshani: Jam PËRDHUNUAR nga pjestarë të Tigrave

Rasti Lagja e Trimave | Sefaj: Jemi torturuar para prokurorëve, Elshani: Jam PËRDHUNUAR nga pjestarë të Tigrave

Garë e ashpër për kryetarin në PD (VIDEO)
TRAGJEDI: Vëllai ther me thikë vëllanë
Pas Lëvizjes Besa edhe Aleanca i përgjigjet pozitivisht Mërgatës për kandidat të përbashkët në Kërçovë
Agron Halimi, shqiptari që drejton degën e LSDM-së në Haraçinë: ja ç’na bashkon me Zaevin

Pushteti dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk ishin të interesuar që konflikti i armatosur që ndodhi në “Lagjen e Trimave” me 9 maj 2015, të përfundon në orët e para të ditës kritike. Me këto fjalë të enjten, i akuzuari i radhës Bajram Elshani, e nisi dëshminë e tij para trupit gjykues, ku nënvizoi se prezenca e tij dhe shokëve të tjerë në Kumanovë, ka qenë me ftesë të njerëzve nga vetë Maqedonia, megjithëse nuk tregoi se për cilët persona bëhet fjalë. “Pasi kanë filluar luftimet, rreth orës 12:00 të 9 majit, kam hyrë në shtëpinë ku ka qëndruar Shefqet Kallaçi, i cili ma bëri të qartë se përkundër insistimit të OSBE-së, përgjegjësit e policisë dhe pushtetit nuk duanë që të ketë armëpushim. Në kuadër të këtyre zhvillimeve mendoj se policia në Kumanovë ka ardhur me qëllim likuidimin tonë dhe jo arrestimin, siç thuhet në publik.

Nëse shteti kishte qenë i interesuar për arrestimin tonë, atëherë është dashur t’i zbatojnë tre pika kryesore. Pas rrethimit që na e bënë, fillimisht është dashur të na njoftojnë, e dyta të na tërheqin vërejtjen se nuk kemi mundësi me u largu prej aty, dhe përfundimisht hapi i fundit i arrestimi do të ishte dhënia e ultimatumit prej 20 apo 30 minuta që ne të dorëzohemi. Por, sidoqoftë ata nuk ishin të interesuar për arrestimin tonë dhe ndodhi kjo çka ndodhi”, tha Elshani. Në dëshminë e tij Elshani pranoi se në vetëmbrojtje ka shtënë me armë, të cilën e ka pranuar pasi është futur në Maqedoni, gjegjësisht për rekrutimin e tij në këtë grup ka qenë përgjegjës Xhafer Zymberaj dhe Samid Kastritoti, të cilët u vranë gjatë aksionit. Pasi e mohoi aktakuzën për terrorizëm Bajram Elshani, gjykatësja Verka Petrvoska e pyeti se s’i duhet emërtuar një person i cili nga një shtet tjerë i huaj, futet në shtet tjerë, armatoset, veshet me uniformë ushtarake, qarkullon fshehurazi, e kështu me radhë.

“Kurrë në jetën time nuk kam pasur lidhje me terrorizëm. Brenga ime ka qenë cenimin i të drejtave të shqiptarëve dhe mos zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit. Në Kosovë jetojnë tre për qind serb dhe i gëzojnë të gjitha të drejtat e barabarta me ne, ndërkaq këtu në Maqedoni, ende pas 15 viteve vazhdon të diskriminohen shqiptarët. Deri sa ky shtet nuk vetëdijesohet çdo 10 apo 15 vite do të ketë kriza të këtij lloji. Personalisht, unë nuk e urrej asnjë racë njerëzore, aq më pak lidhje me organizatë terroriste, por nëse është nevoja unë e jap jetën për popullim tim”, tha Elshani, në përgjigjen drejtuar gjykatëses Petrovska. Me dhënien e kësaj dëshmie numri i të akuzuare nga “Grupi i Kumanovës” që kanë folur drejtpërdrejtë për ngjarjet e majit të 2015 ka shkuar deri në 20, ndërsa me 29 mars është paraparë mbajtja e seancës së radhës për këtë proces gjyqësor.

ELSHANI THOTË SE ËSHTË PËRDHUNUAR NGA “TIGRAT”, PROKURORI QESH!

Në një gjendje të rënde emocionale, me ndërprerje të kohëpaskohshme, i akuzuari Bajram Elshani, ka përshkruar ngjarjen pas dorëzimit. Ai theksoi se tortura, maltretimet dhe rrahjet ndaj tij lloji nuk i kishin shkuar ndërmend se mund t’i bën një polici i uniformuar.

“Për mua është shumë rëndë ta them këtë, mirëpo në interes të së vërtetës duhet ta deklaroj se, pasi më kanë dërguar në njërin prej stacioneve policore të Shkupit, pas shumë torturave çnjerëzore, gjatë kohës sa kemi qëndruar të shtrirë në asfalt dhe rrugës për në stacion, dhuna në një çast e ka arritur kulminacionin. Dy policë të uniformuar, pjesëtar të njësisë special ‘Tigrat’ më kanë futur një njërën prej tualeteve të stacionit policor, mirëpo aty kishe pasur kamerë dhe më nxjerrën në një tjetër. Kur më futën brenda, përderisa unë qendrorja me duar të lidhur, mi zhveshën rrobat dhe njëri prej tyre u zhvesh po ashtu…”, ndërpret fjalimin Elshani, pasi që e vëren se prokurori Naum Panovski, fillon të qeshet nga rrëfimi i tij.

Ndaj kësaj akuze ka reaguar Prokurori i cili e ka demantuar një gjë të tillë. Në ndërkohë, avokati Naser Raufi, e pranoi se në këtë rast klienti i tij Elshani ka qenë i përdhunuar. Pas rrëfimit të këtyre detajeve, Elshani tha se jeta e tij nuk ka kuptim më pas këtij akti.

SEFAJ: JEMI TORTURUAR PARA SYVE TË PROKURORËVE

Situata e tensionuar e cila u krijua pasi që Bajram Elshani e shpjegoi nënçmimin të cilin policia ia kishte bërë, ka reaguar edhe i akuzuari tjetër, Genci Sefaj. Ai theksoi se pavarësisht maltretimeve që u janë bërë në polici edhe pas dorëzimit, ata janë rrahur edhe gjatë kohës sa kanë dhënë deklarata para prokurorëve. “Mua personalisht më kanë rrahur në prezencën tuaj zonja prokurore(duke iu drejtuar prokurores Vilma Ruskovska. v.j.). Këto veprime janë bërë në një shtet i cili veten e quan shtet, institucionet e të cilit gjoja i respektojnë konventat ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut”, tha Sefaj. Akuzave drejtuar Prokurorisë i janë bashkangjitur edhe të akuzuarit tjerë, Fatmir Reçica dhe Andi Krasniqi. (Koha.mk/Omer XHAFERI)

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.