Rekord i shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Itali

Rekord i shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Itali

Ronaldo befason me deklaratën e tij për Leo Messin
“900 mijë euro ose Schumacher do të vdesë!”
Lëndohet rëndë reprezentuesi i Kosovës
Mini-olimipiadë për personat me aftësi të kufizuara

Ndeshja Shqipëria – Italia do të jetë e fundit në fazën kualifikues për Kupën e Botës “Rusia 2018”, e cila do të zhvillohet më 9 nëntor në “Elbasan Arena”

Rreth një javë më parë Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e fundit të këtyre Eliminatore të Botërorit Rusi 2018, atë përballë Italisë që do të zhvillohet më 9 tetor në “Loro Boriçi” në Shkodër, shkruan Top Channel.

Ndryshe nga të gjitha ndeshjet e tjera të rëndësishme të Kombëtares kuqezi, kjo përballje duket se i ka thyer edhe rekordet e mëparshme.

Rreth 2000 bileta janë shitur në kaq pak ditë, vetëm nëpërmjet blerjes online, ndërsa fizikisht në dyqanin e Federatës Shqiptare të Futbolli, biletat do të dalin në ditët në vazhdim, ende pa një datë të caktuar, ndërkohë që ka filluar shpërndarja e biletave të prenotuara.

Ndoshta shanset sportive të përfaqësueses sonë për të marrë rezultate pozitive në dy ndeshjet e fundit, me Spanjën në transfertë dhe me Italinë në shtëpi, janë thuajse 0, megjithatë është kthyer në një traditë e tifozërisë shqiptare interesimi shumë i madh për përfaqësuesen në rast se kundërshtari është i një niveli të lartë.

Italia që mbetet ende në kërkim të sigurimit të vendit të dytë në grup, matematikisht, është një ndër skuadrat me më shumë tifoz në vendin tonë dhe jo më kot interesimi për këtë përballje është në nivele shumë të larta.

Gjithashtu pritet në ditët në vazhdim të fillojë shitja edhe në biletarinë pranë stadiumit në Shkodër, ku do të zhvillohet kjo ndeshje, si e vetmja pikë së bashku me atë në Tiranë ku mund të sigurohen biletat fizikisht.

Stadiumi “Loro Boriçi” ka një kapacitet prej 16.000 vendesh, ku një pjesë e këtyre biletave prej 5% i takon tifozëve italian. Nëse nga ndeshja e fundit Shqipëri-Itali nuk dihet se çfarë mund të ndodh, një gjë është e sigurt, në stadium nuk do të ketë asnjë vend bosh. /Express/

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.