Rrëfimi i asaj…

Rrëfimi i asaj…

Dy komplekse te shqiptarët
Maqedonia bilinguale dhe albanofobia
A do të jenë shqiptarët ende hizmeqarë!?
Studenti shqipëtar që studijon në Turqi mesazh prekës për Fyerjet dhe Urrejtjet!

Shkruan: Ajten AJETI, Shkup

Po udhëtoja me tren një ditë të bukur dimri, në atë lëmsh njerëzish e gjeta veten pranë dritares me një libër të vogël në dorë. Duke medituar e duke shikuar përreth, ajo shpejtësi më rikujtonte se koha kalonte shumë shpejtë. Papritmas ndëgjova dy burra në krahun tim të majt që debatonin. Nuk doja aspak t’i ndëgjoja e lëre më të debatoja me to, por serioziteti dhe toni i lart i zërit të tyre më tërheqte vëmendjen. Ata i ishin vërsulur njëri-tjetrit e gati se su grushtua.

“Nuk ka jetë për ne në kto troje o burr!”; Gjatë gjith kohës përshpëriste njëri që më ngjasonte sikur sapo i kishte mbushur të dyzetat. E zotriu tjetër e replikonte: “E bre mik, hajt se ka ka, e ke xhepin e mbushur jo jet po çka të duash ka!”…

Jo rastësisht e fillova me këtë rast ngaqe ky përjetim për mua është shumë domethënës, e keni parasysh një vajz në moshën time t’ia bombardojnë kokën me gjëra të tilla? E dini çka do të thotë asaj t’ia shuajnë ëndrrat, t’ia fundosin shpresat… edhe ai profesori i cili drejt nuk e vlerëson, po po pikërisht ai profesori i cili del për kafe me xheparacët! Asaj i’a vdesin ëndrrat edhe ata prindër që nuk i kushtojnë kohë nga puna e tepërt! Ata prindër që kur e thëret për ndihmë gjatë ditës të drejtohen: “Prit se kam punë!” E fëmija i gjorë e pret tërë ditën, sërisht në mbrëmje shkon e pyet për ndihmë dhe a e dini se si me nerva i’a kthen ai: “Prit se po flas me filanin n’facebook, mos më dekoncentro!” Në rregull të dashur prindër ne do ju presim, do ju presim deri kur të liroheni ju, mirë ama atëherë mos u ankoni për gabimet.

Po kësaj vajze i’a humbin shpresat edhe ato mëngjese kur udhëton për në shkolël i sheh fytyrat e varura mbi buza, o njeri more, një buzëqeshje vlen milijona fjalë! Atë vajzë të brisht e lëndojnë edhe ato mendimet e shoqërisë… mëso, mëso tërë rinin, diplomohu e përfundo si kamarier! E çka ka kamarieri ta përbuzësh, apo pse të shërben ty të duket vetja intelektual!

E më pas pata rastin të jem në një bisedë me shokë, më pëlqente biseda e tyre për sport e doja me to të bisedoja, por a e dini se si m’u drejtuan ata?! “Ri moj se mir je qaty, kqyr filma, futbolli sësht për ty!” E ky reagim nuk don koment.

Një tregim tjetër që unë do ta mbaj mend si motiv gjithmonë, do ta ndaj tani me ju. Një nga perandorët japonezë, para çdo lufte, hidhte një monedhë. Nëse binte nga ana e fotos, u thoshte ushtarëve:”Do të fitojmë!”; E nëse binte nga ana e mbishkrimeve, u thoshte:”Mund të humbasim!” E çuditshmja ishte se sa herë që hidhej monedha, binte vetëm nga ana e fotos së perandorit. Ushtarët luftonin si të ishin luanë dhe sigurisht fitonin. Me kalimin e viteve, nga një fitore në një tjetër, perandori filloi të ndjejë afrimin e vdekjes. Para se të japë shpirt, djali i tij kandidat për perandor i tha:”O baba! Dua të më japësh monedhën me qëllim që fitoret të vazhdojnë.” Perandori e nxori monedhën nga xhepi i tij dhe i’a zgjati të birit. Ai e mori dhe i hodhi një vështrim, ku sytë i hasën që herën e parë foton e perandorit. Mandej e ktheu nga ana tjetër dhe mbeti pa gojë. Edhe në anën tjetër ishte gdhendur po fotoja e perandorit. I shtangur nga ajo që po i shihnin sytë, i tha të atit:”Po ti i paske mashtruar njerëzit për kaq dekada! E çfarë tu them atyre tani?! Që im at ka qenë një mashtrues?!” Perandori i’a ktheu:”Jo biri im. S’kam mashtruar askënd. E tillë është jeta. Kur hyn në një betejë, ke vetëm dy alternativa: E para, të fitosh. E dyta… të fitosh. Humbja ndodh kur e mendojmë, fitorja kur je i sigurt.”

Një tregim mjaftë i mirë që përcjell një mesazh i cili i’a vendon pikën në fund motos ti mundesh, un mundem, të gjithë bashkë mundemi. Unë do ta ringjall ëndërren time që është të shoh zhvillim në shoqërinë tonë. Do ta lulëzoj në mënyrën më të bukur, fundja unë jam vajz, kam fuqinë më të madhe se bota dhe e di se një ditë do t’ia dal!

 

*** Autorja është nxënëse në Shkollën e mesme të qytetit të Shkupit “Arseni Jovkov”, njëherit edhe fituese e vendit të dytë në garant oratorike të organizuara nga Qendra Racio, Nata e Oratorise 2017

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.