Rritja e akcizës së naftës do të ndikojë në rritjen e çmimeve, thotë Bexheti

Rritja e akcizës së naftës do të ndikojë në rritjen e çmimeve, thotë Bexheti

Shijoni vikendin në Shkup me 70% zbritje çmimesh
Ali Ahmeti dhe funksionarë tjerë të BDI-së marrin pjesë në varrimin e kryetarit të Bogovinës
Njihuni me njeriun që zbuloi skandalin e përgjimeve në Maqedoni (Video)
Zekaj: Ju doni luftë, keni me humb keq

Rritja e akcizës së naftës dhe e çmimit të saj për 3,5 denarë për një litër do të ketë ndikim negativish në bujqësi por edhe në çmimet e produkteve elementare për jetesë.
Kështu vlerëson akademiku Abdylmenaf Bexheti, i cili nënvizon se konkurrenca do të bëjë të vetën, dhe tregtarët do të duhet të ngushtojnë apo reduktojnë një pjesë të profitit mesatar të tyre që e realizojnë.

“Sigurisht, pjesëmarrja në inputet e kostos në elementet e kostos së prodhimeve elementare, përfshirë këtu bukën, qumështin, vajin dhe të ngjajshme normalisht që ata që pjekin bukë dhe bukëpjekësit përdorin derivate nafte, normalisht pra një shtrenjtim prej 3,5 denarë në çdo litër, sigurisht që do të ketë një impakt por nuk besoj se kjo do të përkthehet në çmimet e prodhimeve të shitjes së gatshme në mënyrë të përshpejtuar. Pra prodhuesit do të gjejnë mënyrë t’i optimizojnë çmimet e shitjes së tyre që të mos e përkthejnë këtë në rrezikimin e standardit jetësor”. ka thënë Abdylmenaf Bexheti, akademik.

Akademiku Abdylmenaf Bexheti thotë se rritja e çmimit të naftës nuk pritet të ketë ndikim të lartë në çmimet mesatare të shportës së konsumatorit, por se impakt më të drejtpërdrejtë do të ketë në sektorin e ekonomisë, me theks të veçantë në bujqësi.

“Ajo që ndoshta do të ndikojë, pak më indikative do të jetë drejtpërsëdrejtë në sektorin e ekonomisë dhe me theks të veçanti në bujqësi. Ata të cilët praqesin kosto të imputeve të këtyre sektorëve që proporcionalisht nuk përcillet në oputpute, pra nuk është rezultat i prodhimit të gatshëm. Do të thotë se rritja e çmimeve prej 3.5 denarë e akcizës do të nënkuptojë një rritje mesatare prej 6-7% e çmimit vetëm të akcizës dhe nëse kjo nuk mund të përcillet në prodhimet e gatshme, sigurisht që mund të ketë ndikim në pjesën e prodhimtarisë”, ka shtuar Bexheti.

Me vendim të Qeverisë, prej më 1 janar, akciza e naftës u rritë për 3,5 denarë, ndërsa kjo ndikoi edhe në shitjen e dizelit me pakicë, ku një litër, nga 55 denarë u shtrenjtua në 58,5 denarë./Shenja

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.