14 C
Skopje
September 21, 2018
Rajoni dhe Bota

Sali Berisha: Opozita me Edi Ramën nuk vjen kurrë në pushtet, ai duhet nxjerrë prej leckash nga zyra

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se me Edi Ramën në pushtet opozita nuk do të fitonte kurrë zgjedhjet, pasi ato sipas tij nuk do të ishin të lira. 

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha tha Rama nuk pranon kurrsesi votën dhe se duhet nxjerrë prej leckash nga zyra. 

“Opozita me Edi Ramën nuk vjen kurrë në pushtet. Armik më të egër pas Enver Hoxhës nuk ka. Edi Rama nuk pranon kurrsesi votën. Ai duhet nxjerrë prej leckash nga zyra”– tha Berisha. 

Pjesë nga interivsta 

Nuk mund ta krahasoj me opozitën time, nuk mund ti thuash tjetrit që të ketë imitimin tënd. A ka bërë opozitë, pa diskutim që ka bërë dhe  shumë të fortë. Po të ishte mua do bëja çdo gjë për ti hequr patkonjtë Ramës.  Në kushte të grushtit të shtetit  janë të gjitha mjetet të lejueshme. 

Dhe armët? 

Nuk e çon punën deri tek arma Rama se është frikacakë. 

Duhet të hyj në zgjedhje opozita? 

Duhet ta rrëzojë me çdo kusht  ta rrëzojë Edi Ramën. 

Rrëzimi bëhet me zgjedhje? 

Është vetëvrasje për opozitën nëse hyn në zgjedhje pa rrëzuar Edi Ramën. 

A jeni për një marrëveshje për një bashkëqeverisje? 

Absolutisht që jo, opozita duhet të kthej votën tek populli.  (TemA)

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Thaçi: Qëndrimi i Trumpit ndaj Kosovës s’ka ndryshuar

shprehja

Videoja e këtyre foshnjave do t’jua ndreq ditën

shprehja

Fati i kandidatit për Gjykatën e Lartë, në duart e një Senati të ndarë

shprehja