Sali dhe Rexhepi: S’ka pasur tensione në degën e Lëvizjes BESA-Çair, portalet po marrin mësimet nga shejtani

Sali dhe Rexhepi: S’ka pasur tensione në degën e Lëvizjes BESA-Çair, portalet po marrin mësimet nga shejtani

Blerim Sejdiu i Lëvizjes Besa fiton Komunën e Zhelinës
Makina humb kontrollin dhe fluturon drejt autobusit me turistë, shok në autostradë
Dështon përsëri gjykimi për “Magjar Telekom”
VIDEO | Njësia speciale vendosen në hyrje të Mitrovicës

Anëtarët e kryesisë së Lëvizjes BESA, Bekim Sali dhe Kastriot Rexhepi theksuan se janë shpifje shkrimet për “përleshje” mes përkrahësve të tyre, informon INA.

Ata kanë atakuar portalet që kanë publikuar këtë shkrim duke theksuar se janë në shërbim të BDI.

“Sot shpifja nuk është anonime. Atë e bëjnë portalet e paguara nga DUI & Co. E mira është se sa më shumë që ata na shpifin, ne aq më shumë forcohemi. Që nga paraqitja e Besës nuk lanë gjë pa na shpifur, por Besa ua prishi matematikat. Kështu kur mësimet i merr nga vet shejtani. Sidoqoftë, i informoj aktivistët se në Besën e Çairit le që nuk ka e nuk ka pasur asnjë përçarje, por ne në Çair të gjithë e kemi vetëm një çështje – të vijë sa më shpejt dita e zgjedhjeve. Atë ditë shpifësit do ta marrin përgjigjen e tyre. Atë mbrëmje përsëri do ua fikim dritat e shtabeve qysh në orën 19.00.”, theksuan Sali dhe Rexhepi.

Portali Tetovasot publikoi lajmin se mbrëmë në Lëvizjen BESA të Çairit gati se nuk krisën grushtat mes grupit të Kastriotit dhe Bekimit.

“Në mbledhjen që vazhdon të mbahet në Lëvizjen BESA të Çairit për të biseduar për zgjedhjet lokale dhe kandidatin e mundshëm për kryetar komune kanë nisur kacafytjet mes grupit të Kastriot Rexhepit dhe Bekim Saliut. Duke mbajtur mbledhje anëtarët e degës së Çairit grupi i Kastriotit kanë hyrë dhunshëm në mbledhje. Nga Lëvizja BESA për TetovaSot nuk japin përgjigje rreth incidenit në Lëvizjen BESA në Çair.”, ka shkruar portali tetovar. (INA)

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.