Serbët hynë në Maqedoni (Foto)

Serbët hynë në Maqedoni (Foto)

Çerdhja “Fidani”: Po e hetojmë rastin, do të ndëshkohet autori
Kush janë 14 personat e arrestuar në Shkup për shitjen e biletave (VIDEO)
Çka regjistruan kamerat e sigurisë në burg, te dhoma e Astrit Deharit?
Edukatorja mizore ia mbyll fëmijës gojën me ngjitës, veç pse hante ngadalë (Video)

Diplomatët nga Ambasada serbe në Maqedoni, të cilët të dielën janë tërhequr në konsultime në Beograd, paradite janë nisur për në Shkup. Sipas Agjencisë së lajmeve “Beta” anëtarët e parë të personelit tashmë kanë arritur, ndërsa gjatë ditës do të kthehen të gjithë.

Sipas MPJ-së serbe, ambasadorja serbe në Shkup Dushanka Divjak Tomiq kthehet në Shkup më 31 gusht. Pritet ajo të kërkojë takim me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev më 1 shtator.

Presidneti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, megjithatë, sot në beograd do ta presë ambasadoren e Maqedonisë, Vera Jovanovska Tipko.

MPJ-ja serbe informoi edhe se ministrat e punëve të jashtme të të dy vendeve, Ivica Daçiq dhe Nikolla Dimitrov, nesër do të kenë takim në Nish, ku “me rrugë të dialogut do të fillojnë zgjidhjen e çështjeve të hapura me qëllim të avancimit të marrëdhënieve miqësore mes dy shteteve dhe dy popujve”.

Për tërheqjen e personelit serb nga Ambasada në Shkup, dje me telefon kanë biseduar Zaev dhe Vuçiq. Ata arritën marrëveshje, siç thuhet në kumtesën e përbashkët, që Maqedonia dhe Serbia të punojnë në ruajtjen dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale, ndërsa çdo mosmarrëevshje eventuale të zgjidhet ekskluzivisht me dialog. U pajtuan që pa marrë parasysh të gjitha dallimet politike për çështje të rëndësishme politike rajonale, Maqedonia dhe Serbia bashkarisht të luftojnë jo vetëm për ruajtjen, por edhe për avancimin e marrëdhënieve miqësore mes popujve të Maqeodnisë dhe Serbisë dhe qytetarëve të të dy vendeve.