Serbi, myslimanët falen me xhami të rrënuar

Serbi, myslimanët falen me xhami të rrënuar

LËNDOHET 3 VJEÇARJA NGA GOSTIVARI, BIE NGA SHTËPIA NË PLLAKA BETONI
Tre shkupjane janë sulmuar nga qen endacakë
Zgjedhjet në Ditën e Bajramit, ja çfarë thotë hoxha Ahmed Kalaja
Incident në Ohër, djali sulmon nënën e tij me thikë

Qindra besimtarë myslimanë sot falën namazin e xhumasë para faltores së rrënuar të Bashkësisë Islame të Serbisë në Fushën e Zemunit në Beograd, ndërsa falja e namazit u monitorua nga policia.

Imami Emin Zejnullah para faltores foli për muajin e Ramazanit dhe për rrënimin e xhamisw dhe tha se nuk dëshiron të besojw se të gjithë qytetarët e Serbisë në këtë mënyrë mendojnë për xhaminë, shkruan Portalb.

“I informova muslimanët se do ta falim namazin e xhumasë jashtë, sepse nuk ka vend brenda. Nesër është Ramazan. I lutem Allahut që të na pastrojë nga mëkati dhe të folurit e shëmtuar. Unë shpresoj që autoritetet do të ndërtojnë një xhami të re, pasi këtë ua rrënuan në mënyrë të paligjshme. Unë besoj se do të ndodh kështu. Në qoftë se nuk ndodh, atëherë ky është një mesazh i keq për ne muslimanët të cilët jemi pakicë këtu në Beograd”, tha imami Zejnullah.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.