SHBA/ Masakër në Missisipi, vriten 8 persona (VIDEO)

SHBA/ Masakër në Missisipi, vriten 8 persona (VIDEO)

Flet gruaja që u kap “mat” me të dashurin nga familja e burrit: E vërteta e videos lakuriq në krevat
Komandant Hoxha godet Berat Buzhalën: Kujdes me bacin se nuk fitohen lekë tuj ofendu të tjerët! (FOTO)
“Reformatorët” në VMRO-DPMNE e pësuan keq
I deklaroi dashuri, më pas tentoi ta përdhunojë 17 vjeçaren

8 persona, mes të cilëve edhe një zëvendës sherif, u vranë në orët e para të ditës së dielë në shtetin amerikan të Missisipit.

Vrasjet u kryen në tre vende të ndryshme në kontenë Lincoln dhe i dyshuari për krimet, i identifikuar nga policia si Cory Godbolt, është ndaluar nga forcat e rendit.

Policia lokale tha se është ende herët për të konsideruar motivet pas masakrës, ndërsa mediat e konsideruan atë si seria më e madhe e krimeve, në historinë e kontesë Lincoln.

Policia tha se zëvendës sherifi William Durr, 36 vjec, u gjet i vrarë bashkë me tre femra në një nga vendngjarjet, atë që mendohet të jetë pjesa e parë e masakrës, në zonën Bogue Chitto.

Sulmi i radhës u krye në Brookhaven, ku u gjetën trupat e dy të rinjve minorëne. Edhe krimi i tretë ndodhi në zonën East Lincoln, ku u gjetën të vrarë, një mashkull dhe një femër.

Mediat amerikane publikuan pamje të të dyshuarit Godbolt, menjëherë pas arrestimit dhe raportojnë se ai deklaroi se i vinte keq për atë që kishte bërë dhe nuk meritonte që të jetonte.

Mediat raportojnë se një 16 vjeçar i marrë peng nga i dyshuari, u shpëtua nga forcat e policisë.

/ Top Channel


Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.