Shikoni si i arrestoi policia 4 persona nga Studeniçani dhe dy dibranë (Video)

Shikoni si i arrestoi policia 4 persona nga Studeniçani dhe dy dibranë (Video)

Vdiq mërgimtari nga Norvegjia që u aksidentua në Ferizaj (FOTO)
Bexheti: Ja kur Aleanca për Shqiptarët do të kthehet në Qeveri
ZYRTARE: Lista e këshilltarëve të ASH-së për Çairin
Shpërthimi në Bruksel: Ndiqni live çfarë po ndodh në kryeqytetin belg (Video)

Shtatë persona janë arrestuar në aksionin që nga data 20 deri më 23 të këtij muaji e zbatoi Reparti për policinë kriminalistike pranë SPB-së, Ohër në bashkëpunim me SBP Tetovë, informon portali “tetova1”.
Në suaza të aksionit, sipas urdhrit paraprak të Gjykatësit të procedurës paraprake, janë kryer disa bastisje në shtëpitë dhe hapësirat e tjera, në automjetet e udhëtimit, si dhe kontrolle të personave.
Në Mavrovë në rrugën Dibër-Gostivar, janë arrestuar 4 persona nga Studeniçani i Shkupit. Personat e arrestuar janë: E.D (31), B.R (41), M.R (32) dhe I.J (32) të cilët me dy vetura (AUDI dhe BMW) e kanë marë mariuhanën prej Dibre dhe duhej ta transportonin deri në Selanik, për 9.000 euro.
Menjëher pas kësaj, janë bërë kontrolle shtesë në rajonin e Dibrës me çrast janë arrestuar R.D (49) nga Bllata e Shqipërisë i cili ilegalisht e ka sjellur drogën nga Shqipëria në Maqedoni.
Poashtu janë arrestuar edhe dy persona nga Dibra, Gj.J (27) dhe Gj.J (26) të cilët e kanë marë drogën nga shtetasi i Shqipërisë dhe ua kanë dorëzuar personave nga Studeniçani i Shkupit.
Nga ky aksion janë konfiskuar 55 kilogram marihuan, e cila ka vlerë në tregun e narkotikëve prej 150.000 euro.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.