“Shkrepet” kandidatura e dytë shqiptare për kryetar komune nga radhët e LSDM

“Shkrepet” kandidatura e dytë shqiptare për kryetar komune nga radhët e LSDM

Plaçkitje si në filma në Hasanbeg
Këto janë fjalët e Zaevit në kongresin e LSDM-së
29-vjeçarja bie nga kati i 5 i pallatit te banesat sociale, mister mënyra si ka ndodhur ngjarja
(VIDEO) Momenti kur tërmeti rrafshoi Shkupin më 1963

“Miq të dashur. Dua të ju njoftoj se sot u mor vendim në organet e partisë dhe unë zyrtarisht jam kandidat i Lidhjes Socialdemokratike të Maqedonisë për Kryetar i Komunës së Likovës për zgjedhjet lokale të 15 tetorit 2017”, me këto fjalë Hadi Osamni shpalli kandidaturën e tij për kryetar komune në Likovë, transmeton Flaka.

Gjat kësaj kohe, vijon ai, kam pasur shume sugjerime, mendime dhe këshilla nga miqt e mi, pro dhe kundër kandidimit.

“Unë nuk dua të mbetem nga ata që vetëm kritikojnë dhe nuk japin zgjidhje dhe propozime. Për vendin tim dua të mar përgjegjësi dhe të jap kontribut. Po i futem një sfide duke dashur t’i jap një mundësi komunës time dhe vendit tim në përgjithësi. E kam thënë edhe më herët se dëshiroj ta afroj komunën time me shtetin tim. Dhe tani këtë do të provoj ta realizoj. Bashkëvendasve të mij ju ngelet të vendosin nëse do të ma japin besimin për këtë mision të përbashkët. Na priftë e mbara. Për jetë në Komunën e Likovës”, shkruan Osmani i LSDM-së.

Deri tani, zyrtarisht kandudaturë nga radhët e LSDM-së e shpalli Militia Halimi për në Komunën e Haraçinës.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.