Shkup, helmohen disa persona nga hamburgerët

Shkup, helmohen disa persona nga hamburgerët

Paraqitet Gëzim Kelmendi, ja fjalët e tij
Kritikohet Basha nga figura me ndikim në PD
Hiti i rradhës nga Noizy dhe Ermal Mamaqi (FOTO)
Ziadi Sela: U sulmuva nga dhunuesit e parlamentit!

16 persona me simptoma të helmimit nga ushqimi janë hospitalizuar në Klinikën Infektive të Shkupit, pasi që kanë ngrënë hamburgerë në një restorant për ushqime të shpejta “Sedmica” në Karposh të Shkupit, njofton Portalb.mk.

Ministria e Shëndetësisë thotë se është kryer mbikëqyrje inspektuese në objektin, i cili tani është i mbyllur.

Nga ekspertiza e objektit është konstatuar se gjendja e përgjithshme higjieno-sanitare është e mirë dhe se aty nuk bëhet përgatitja e ushqimit. Përgatitja e ushqimit bëhet në tjetër lokacion dhe me dy automjete transportohet deri në dyqan dhe në disa objekte tjera në Shkup.

Nga Ministria thonë se po vazhdon ekspertiza për gjetjen e arsyeve se si ka ardhur deri te helmimi i klientëve.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.