Shkup, përplasje fizike dhe kërcënim me pistoletë

Shkup, përplasje fizike dhe kërcënim me pistoletë

Ja fjala e fundit e Adem Jasharit që ia tha shokut të tij të luftës pak para masakrës
Vjedhje si në filma, gruaja ishte vetëm me fëmijët e saj në shtëpi, hajnat i vjedhin 67 mijë euro
VIDEO | Përçarje në BDI: Nënkryetarët e BDI-së kundër zëdhënësit të partisë
3 muaj burg për këtë kryetar komune në Maqedoni

Persona të panjohur dje mbrëma me kërcënim me pistoletë kanë tentuar t’i sulmojnë M.Zh. (22) dhe shokun e tij N.A. (25) në rrugën “Butelska” në Shkup, para një kafeneje.

Siç kumtoi PMB, ngjarja ka ndodhur në orën 23 derisa M.Zh. ka lëvizur me automjetin e tij në të cilin ka qenë edhe N.A. (25). Nga ana e majtë ata janë rrethuar nga një automjet nga i cili kanë dalë tre persona të panjohur, ndërsa paralelisht deri te automjeti i M.Zh. dhe pas tij, janë ndalur edhe dy automjete të tjera nga të cilat kanë dalë edhe disa persona tjerë. Tre personat janë afruar deri te M.Zh. dhe N.A. dhe kanë filluar t’u drejtohen me fjalë abuzive. Në një moment, njëri nga personat ka nxjerrë pistoletë dhe ka arritur ta tërheqë N.A nga automjeti i bllokuar jashtë pas çfarë e ka sulmuar fizikisht.

Ndërkohë ka ardhur një automjet tjetër dhe është ndalur. Personi i moshuar është drejtuar në drejtim të sulmuesit me pistoletë në dorë dhe e ka detyruar që bashkë me personat tjerë ta lëshojnë vendin e ngjarjes.

Po ndërmerren masa për ndriçimin e plotë të rastit.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.