Shkup-Veri, dëmtohen gomat e mbi 30 veturave

Shkup-Veri, dëmtohen gomat e mbi 30 veturave

ALI AHMETI: Me 15 Tetor i pari i Shkupit të vjetër do jetë Visar Ganiu
“Shqipja” një nga temat më të debatuara edhe në kampin maqedonas
Europa në alarm, për shkak të nxehtit
Pamje të rralla nga brutaliteti policor para 20 viteve në Gostivar (Video)

Në orën 7 të mëngjesit janë shpërthyer me thikë gomat e mbi 30 makinave të parkuara në vende të ndryshme parkimi në lagjen Shkup-Veri të komunës së Butelit. Disa nga banorët kanë parë nga ballkonet personin që po shpërthente gomat dhe kanë tentuar ta largojnë, por për shkak të thikës që ka mbajtur në dorë nuk kanë arritur ta kapin të njëjtin. Kryerësi i veprës është i njohur thuajse për të gjithë banorët e kësaj pjese dhe për të njëjtin dyshohet se ka probleme psikike, thonë banorët e lagjes. Këta të fundit urgjentisht kërkojnë ti mirën masa ndaj tij nga institucionet përkatëse.

Ka qenë ora 7, ose 7 e 15 minuta. Fqiu jonë Refiku filloi të bërtas prej andej, unë prej në ballkon, i thamë mos i prek makinat, e pamë që po i shpërthen të gjitha gomat. Prej zorrit zbrita poshtë, na dhimbsej makina, mall e kemi. Ai aspak nuk mërzitej. Desha ta godas por u frikova..krejt i shkatërroi makinat, i shpërthej të gjitha gomat- tha një qytetar i dëmtuar.

Unë më bashkëshorten në mëngjes po pinim kafe,dëgjuam zhurmën e gomave dhe gruaja më thotë se dikush po i shpërthen gomat ndërsa unë i thashë që jo, kur u zgjat të shohë, ai prej makinës atje erdhi drejt makinës time dhe të tjerave që ishin këtu. Njeriun e pashë, kishte thikë në dorë, i them përse i shpërthen gomat, ai më thotë dikush më ka borxh, i thash shko mirru vesh me të e ai e drejtoj thikën nga unë dhe më tha shiko punën tënde. U largua dhe atje më poshtë sërish filloi ti shpërthej gomat- tha një dëshmitar oklular.

Pas tentativës për shkatërrimin e makinave, qytetarët shprehen të revoltuar për sigurinë që kanë në lagjen e tyre.

“Aspak nuk ndjehemi të sigurt, kemi fëmijë që bashkë me gratë dalin e shëtiten. Kur gomat i kanë pre atëherë mundet edhe fëmijët mi lëndu. Erdhën policia, morën shënime. Probleme kemi shumë, vijnë vjedhësit hyn nëpër banesa, marin çfarë dëshirojnë, policia i mer shënimet dhe në fund asgjë. Të nesërmen e njëjti vjedhës shkon tjetër kund

“Mundet me ndodhë edhe në fëmijë kjo, kur ka ndodhë me makinat mundet edhe me fëmijët. Këtu kalojnë fëmijë e të mëshuar. Ka kalu me thikë në dorë, me shpërthy goma por mundet të lëndoj edhe ndonjë fëmijë. Dy gomat e makinës i kam të shpërthyera. . Sikur po e shihni edhe vet tash i dërgojmë në riparim, me para prej xhepit tonë- shprehen banorët.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme janë të njoftuar me rastin në fjalë duke shtuar se po ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e të njëjtit.
ALSAT-M

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.