Shkupi 2014 dhe rreziku i turbo-kulturës!

Shkupi 2014 dhe rreziku i turbo-kulturës!

Jeta e Shqiptarëve në Suboticë
Dosjet tregojnë se dramat e Jugosllavisë e mbajtën CIA-n të zënë me punë
“Jam shumë i gëzuar që po shkoj në Shqipëri. Andej rrjedh gjaku i të parëve të mi”
Universiteti i Kalifornisë: Shqiptarët, autoktonët e Evropës

Arkitektët e sotem ne Shkup ju përkulen presionit te projektit reaksionar te rimodelimit politik te qytetit!

Por arkitektët moderniste qe e ringjallen Shkupin nga rrenojat e tërmetit vrastar të vitit 1963, e kane ngritur zerin fort per veprat e tyre moderniste qe sot janë mbuluar nga “velloja politike” e turbo-antikitetit!

16425932_1675571936069480_1518832385744655410_n


Slavko Brezoski eshte një arkitekt i formuar ne kohen kur qyteti perreth tij u reduktua ne pak sekonda në nje grumbull rrënojash, ne nje nga mëngjeset e korrikut në vitin 1963, një ngjarje kjo që do të dominonte gjithe rrjedhen e jetës dhe punës se tij. Tërmeti që goditi kryeqytetin maqedonas Shkup, atëherë pjesë e ish-Jugosllavisë, pak më shumë se gjysmë shekulli më parë, vrau më shumë se 1,000 njerëz dhe shkaterroi rreth tre të katërtat e ndërtesave të tij.

15966104_1675571942736146_1418620073154949622_n

Një nga ndertesat e pakta qe mbeten ne kembe pas termetit, ishte një supermarket që mban ende te lidhur emrin e tij me qytetin. Objekti ishte projektuar pikerisht nga Brezoski në vitin 1956 dhe ndërtuar në vitin 1960 në sheshin qendror. Vepra pesë-katëshe me mermer të bardhë dhe xham, është një nga veprat më të njohura të Brezoski-t, si pjesë e një valë modernizmi që përfshiu gjithe ish-Jugosllavinë socialiste, fryme qe do të bente Shkupin post-tërmet te rindërtohej me një stil futurist te pakrahasueshëm per ate kohe me rajonin.

Sot, megjithatë, ndërtimi per te cilin flasim – i cili më vonë u bë Galeria qytetit – pothuajse nuk njihet fare. Kjo veper është një nga ato dhjetra ndërtesa të fshehura, apo ne plan per t’u mbuluar, prapa fasadave neo-klasike dhe kolonadave turbo-antike, qe jane rezultat i një projekti radikal “buzekuqi (makeover)” të qytetit, te njohur me emrin “Shkupi 2014”, i projektuar për të ringjallur “lashtësine” dhe per te stimuluar një ndjenjë “identiteti” kombëtar bazuar në pretendimin e Maqedonisë se Aleksandrit të Madh.

Tashme 94 vjeç, dhimbja e Brezoski-t behet edhe me e madhe kur sheh se çfarë i kane bërë vepres se tij, e më keq akoma, sic thotë ai, qe nuk ka dhënë kurre pëlqimin e tij per kete transformim te cuditshem! I hollë dhe i dobët, por me zë të fortë, Brezoski i tha BIRN-it se ai u takua me kryetarin e Shkupit, Koce Trajanovski, dhe një ndihmës te tij, në vitin 2013. Ne takim ju ofrua per te nenshkruar një deklaratë ku thuhej se ai nuk kishte asnjë kundërshtim për ndryshimin e fasadës.

16387930_1675571939402813_4735348684562809986_n

Brezoski e refuzoi nenshkrimin kategorikisht, madje shkroi në letër edhe pse duart i dridheshin nga pleqeria: “Unë nuk pranoj te nënshkruaj”. Ai kujton nderkohe se kryetari i bashkise Trajanovski i tha ne ate moment: “Te jete per mua nuk do jua kerkoja kete deklarate. Sepse unë personalisht nuk pajtohem që vepra juaj te preket.” Por nderkohe qe ai thoshte kete, vepra ishte transformuar, së bashku me më shumë se 20 ndërtesa të tjera moderniste në qendër të Shkupit, duke përfshirë edhe vete selinë e qeverisë, qe tani eshte një imitim verbues bardhesie i “Shtëpisë së Bardhë”.

“Më dhemb shpirti kur shoh se si puna e tere jetës së shumë arkitektëve te brezit tim tashme është zhdukur nën një perce polisteroli” tha Brezoski. “Gjithe ai qytet qe u ndertua me aq shume dashuri dhe entuziazëm pas luftës dhe tërmetit, tani papritur gjendet i shkatërruar pa meshire.” BIRN pas kesaj ka gjurmuar me tej shumë prej te mbijetuarve, antarë te gjeneratës së arkitektit Brezoski, një klasë profesionistesh avant-garde që ka punuar krah për krah me një mori arkitektësh të famshem te huaj pas tërmetit në Shkup, në një nga qytetet më progresive te arkitektures per Europën Juglindore, vetëm për të hetuar se si vizioni i dikurshem modernist i Shkupit tani po fshihet teresisht dhe me qellim.

16406709_1675571952736145_5546433616531197965_n

Disa, njesoj si Brezoski, thane se ata kishin refuzuar pëlqimin per dhenien e lejes për transformimin neo-klasik te fasadave te ndërtesave që ata kane projektuar dikur. Të tjerë thanë për BIRN-in se as nuk janë pyetur as jane dakort per ndryshimet, te cilat sipas tyre jane ne shkelje të dukshme të se drejtës së autorit ne Maqedoni. BIRN në tri raste ka kërkuar një intervistë me kryetarin e bashkise se Shkupit, Trajanovski, ne lidhje me këtë histori, por na u tha se ai nuk ishte në dispozicion. BIRN gjithashtu ka dërguar pyetje të detajuara ne bashkine e Shkupit, duke kërkuar konfirmimin e takimit te Trajanovski-t me Brezoski-n, si dhe në lidhje me ankesat e tij dhe te arkitektëve të tjere mbi të drejtat e autorit.

Më 11 gusht 2016, departamenti i marrëdhënieve me publikun u përgjigj: “Autorët e projekteve per ndryshimin e fasadave janë përzgjedhur gjithmonë me konkurs. Ne theksojmë se Qyteti i Shkupit ka qenë gjithmonë e hapur për autorët e veprave origjinale, madje kemi organizuar edhe takime me disa nga arkitektët ne fjale, si dhe kemi marre në konsideratë disa nga zgjidhjet e ofruara prej tyre.” Me tej Bashkia shton se: “Qyteti i Shkupit ka detyrim ligjor per leje për ndryshim fasade në përputhje me ligjin për ndërtimet, por jo ne lidhje me ligjin per të drejtën e autorit. Sipas ligjit të ndërtimit, Këshilli i Bashkise përcakton pamjen e fasadës dhe lejet e ndërtimit, qe jane nxjerre në bazë të këtij vendimi.”

Kritiku kroat i arkitektures Maroje Mrduljas e përshkruan procesin si nje “urbanicide”. Ai thote: “Unë me të vërtetë nuk e kuptoj se si është e mundur kjo? Çfarë lloj ligjesh janë të zbatueshme dhe cilat nuk janë?” Mrduljas, i cili ligjëron në fakultetin e arkitekturës të Universitetit të Zagrebit, tha se Shkupi pas tërmetit ishte një “laborator” per eksperimentet arkitektonike, duke sjellë së bashku arkitektë nga e gjithë Europa e Bota dhe ish-Jugosllavia rreth një vizioni “state of art” për qendrën e qytetit udhehequr nga autore te famshem te kohes si Kenzo Tange (Japoni) apo edhe Constantines Doxiadis (Greece).

“Edhe pse plani i Tange-s u realizua vetëm pjesërisht, Shkupi në atë kohë ishte me të vërtetë një eksperiment avantgard urban dhe arkitektonik, një fryme nga me progresivet nga tendencat e kohes”, thote Mrduljas. “Ndersa në ditët e sotme, ne po përballemi me një lloj të ri eksperimenti, por një lloj eksperimenti i çuditshëm, sepse unë kurrë nuk kam parë diçka të krahasueshme ne bote me kete qe po ndodh ketu.”

“EKLEKTIK” :
Shkupi 2014 është projekti qe mban vulen dhe nënshkrimin e ish-kryeministrit konservator Nikolla Gruevski, i cili kritikët thonë se e sundoi vendin me një prirje gjithnjë e më autoritare, gjatë dekadës së tij në pushtet në mes të vitit 2006 dhe në fillim të 2016. Ai dha dorëheqjen në janar 2016 për te hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, të cilat u bene te detyrueshme prej muajve të krizës politike si pasojë e përgjimeve te publikuara që vune ne dukje abuzimin e gjerë të detyrës nga qeveria e tij, diçka që Gruevski e ka mohuar me forcë. Zgjedhjet u zhvilluan më 11 dhjetor.

Nderkohe “makeover-i” i Shkupit te Gruevskit duket se ka fituar tashmë pjeserisht “legjitimitet”, sepse nje pjese e mire e veprave jo vetem jane realizuar, por tashme ngrihen hijerende. Shkalla dhe permasa e tyre është tronditëse! Sipas një baze të dhënash të përpiluar nga BIRN, autoritetet kane shpenzuar deri me tani më shumë se 669 milionë euro per ngritjen e 27 ndërtesave neo-klasike dhe barok, pesë shesheve momumentale, dhjetëra monumenteve dhe skulpturave, perfshi edhe një Harku Triumfi “à la Paris”. Buxheti i përgjithshëm i vendit ballkanik është afërsisht tre miliardë euro.

Qeveria thotë se është duke e bërë qytetin europian, pas shekujve të sundimit osman dhe dekadave të komunizmit. Kritikët, megjithatë, thonë se kjo është marrëzi nacionaliste, një përpjekje e varfer për të nxjerrë ne pah një linje që lidh epoken e lavdishme të Aleksandrit të Madh me Maqedoninë e sotme, një lidhje të kontestuar ashpër sidomos nga Greqia fqinje. Prandaj, Shkupi sot konsiderohet nje projekt politik “përtej kitsch-it” dhe krahasohet me një “mini-Las Vegas”.

Një nga synimet e “buzkuqit” shkupjan ka qenë për të fshehur nga sytë e publikut dhe vizitoreve këndet e mprehta e te bardha te nderteses se Operës dhe Baletit te Maqedonisë, një shembull perfekt i modernizmit Jugosllav projektuar nga studioja sllovene e arkitektures “Biro 71”. Parashikuar si pjesë e një ansambli kulturor kompleks qe kundrohet pergjate bregut te lumit Vardar, projekti sot ka mbetur i papërfunduar, dhe tashme Opera dhe Baleti janë bllokuar teresisht nga ana e lumit me një rrjesht ndertimesh te reja neo-klasike, një portik romak dhe funksione te tjera me stil “antik”.

Sipas planeve aktuale, ajo do te rrethohet përfundimisht nga të gjitha anët, por asnjë nga arkitektët e vepres ne fjale nuk është konsultuar mbi ndryshimet në planet origjinale urbanistike dhe arkitektonike të nderteses se Operës dhe Baletit, ne nje mjedis qe ndryshon cdo dite me shpejtesi marramendese! “Asnjë institucion nga Qyteti i Shkupit apo Republika e Maqedonisë nuk na ka kontaktuar apo kërkuar mendimin tonë si autorë, dhe nuk na kane përfshire as në komisionin e jurisë se konkursit qe u organizua per ndërtesat e reja rrotull saj” – thone per BIRN me e-mail arkitektët Stevan Kacin dhe Jurij Princes te “Biro 71”, dy nga katër projektuesit e nderteses origjinale.

“Është e kuptueshme që investitori synon ta përfundoje kompleksin sa me pare, por ne konsiderojmë se do të kishte qenë shume e nevojshme për të përfshirë në zgjidhjen e re urbanistiko-arkitektonike te Operës dhe Baletit, marrdhenien e tij te vecante me lumin e Vardarit” – shkruajne arkitektët, te cilet kane lindur respektivisht në vitet 1939 dhe 1933. “Për fat të keq, ndërtesat e reja ‘eklektike’ në brigjet e Vardarit e kanë shkatërruar fatalisht këtë ide duke i prerë Operas mundesine qe te komunikoje me qytetin dhe shëtitoren e tij kryesore.”

Maja Ivaniç, kreu i Shoqatës së Arkitekteve ne Lubjanë, tha se ajo ishte “tronditur” nga transformimi i Shtepise se Operas ne Shkup, kur ajo e pa objektin per here te parë pas nderhyrjes. “Ajo është nje veper e bukur, komplekse, e pastër dhe e qartë në të njëjtën kohë! Pikerisht për këtë arsye ajo mbetet një monument shumë i fortë arkitektonik”, tha Ivaniç për BIRN-in. “Shkupi ka pasur nje arkitekturë inovative shume kohe para se arkitekte si Zaha Hadid te shfaqeshin në botën e arkitektektures,” thote ajo, duke iu referuar arkitektes britanike me fame boterore, lindur ne Irak e qe vdiq ne 2016. “Me vjen me të vërtetë shumë keq që qeveria e Maqedonisë nuk është e aftë për të parë potencialin e trashegimise se vyer arkitektonike qe ka, në këtë mënyrë.”

TE DREJTAT MORALE :
Përveç Brezoski, Kacin dhe Princes, të paktën pesë arkitektët e tjerë të epokës post-tërmet ne Shkup kanë thënë se kane refuzuar te japin pëlqimin per transformimin e fasadave te objekteve qe kane projektuar dikur, ose se nuk kane qene fare të informuar për planet ne lidhje me ndryshimin e tyre.

Neni 10, i ligjit ne Maqedoni për të drejtën e autorit thekson se autori origjinal i një vepre arkitektonike duhet të ketë të drejtën e parë të refuzimit për të kryer ndryshimet e synuara. Nëse autori refuzon ne menyre te “pajustifikuar” ndryshimet, pronari i ndërtesës mund të ece përpara me punimet e reja, “por ai është i detyruar të respektojë të drejtat morale të autorit”. Keshtu Neni 24 i ligjit vijon: “Autori ka të drejtë të kundërshtojë çdo ndryshim, shtrembërim ose gjymtim të punës, i cili do të ishte i dëmshëm për personalitetin, nderin dhe prestigjin personal te tij, si dhe ka te drejte të kundërshtojnë shkatërrimin e vepres se tij. ”

Rastet e ceshtjeve ligjore në Evropë mbi të drejtën e autorit ne arkitekture, megjithatë duhet pranuar se janë tejet të gjata dhe komplekse. Shpesh edhe në qoftë se arkitekti fiton, duhet thene se me shuma gjasa fitorja mund të vijë tepër vonë për ta shpëtuar dizajnin origjinal te vepres. Per kete arsye projekti “Shkupi 2014” mori nje kthese te papritur permes vendimit dt. 23 mars 2012 nga Zyra për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Maqedonisë, e cila i hoqi statusin e mbrojtur të zonës kryesore të këmbësorëve në qendër të Shkupit, e njohur si “Zona II Central” e përbërë nga më shumë se 130 objekte arkitektonike.

Vendimi është bere me pas transparent ne publik nga një grupim i shoqërisë civile të Maqedonisë, i quajtur “Qendra e Trashëgimisë Kulturore”. Ketu doli e qarte se arsyeja e dhënë ne këtë vendim nga ky institucion i qeverise eshte se: zona ishte “degraduar” per shkak te mungeses se planifikim urban. Autori i ketij shkrimi i ka dorëzuar me pas një listë pyetjesh te metejshme, personalisht drejtorit të “Zyrës Shteterore për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore”, Viktor Lilcic Adams, por ai nuk pranoi të komentojë për këtë histori. BIRN gjithashtu i dërgoi ketij zyrtari pyetje të hollësishme lidhur me ankesat ndaj “Shkupi 2014” per Ministrinë se Kulturës, por nuk ka marrë ende asnje përgjigje. Edhe “Shoqata maqedonase e Arkitektëve, e cila disa herë eshte shprehur kundër këtij projekti, gjithashtu nuk iu përgjigj pyetjeve.

INTERMEXO :
“Do bejme cfare na do qefi!”
Një krizë e thelle politike shpërtheu në Maqedoni në fillim të vitit 2015, kur Zoran Zaev, lideri i opozitës Social-Demokrate, akuzoi qeverinë për drejtimin e një mega-operacioni të paligjshem per përgjimin telefonik te mbi 20,000 njerëzve. Duke tundur kasetat, Zaev tha se te gjjthe kane qene te ekspozuar ndaj abuzimit te gjerë të zyrës se pergjimit, gje qe sipas tij coi me vone ne manipulimin e zgjedhjeve, dhe censurën e mediave, nga ana e ministrave dhe administrates Gruevski. Pas kesaj ai filloi publikimin e pergjimeve. Partia VMRO-DPMNE në pushtet tha nderkohe se kasetat ishin punë e spiunëve të huaj, dhe ishin “fabrikuar, redaktuar, shkurtuar dhe montuar e modifikuar”.

Bashkimi Evropian, megjithatë, tha se keto zhvillime ishin një arsye për “shqetësim të madh”. Qeveria mohoi çdo shkelje ligjore, por kasetat nderkohe cuan ne hapjen e një hetimi per mashtrim zgjedhor nga një prokuror special. Zaev nderkohe lanconte çdo njoftim të ri nga seria e pergjimeve si “bomba e fundit”. Nr.35 i pergjimeve ishte interesant per temen tone sepse supozohet se përmbante zërat e Ministrit të Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, dhe atij të Transportit e Komunikacionit, Mile Janakieski, ku te dy me sa duket flisnin se si duhej ti hiqej statusi i mbrojtjes një zone të madhe në qendër të qytetit të Shkupit, në mënyre qe t’i hapej rrugë ndërtimit te fasadave neo-klasike. Nuk është e qartë se kur dhe ku eshte zhvilluar biseda.

BIRN kontaktoi dhe u shkroi direkt te dy ish ministrave Kançeska-Milevska dhe Janakieski, por asnje prej tyre nuk u përgjigj. BIRN gjithashtu i shkroi zyrtarisht Ministrisë se Kulturës, por nuk ka marrë asnje përgjigje në lidhje me vërtetësinë e kasetës, e cila përfshin në vijim nder te tjera një zë të supozuar qe eshte ajo e Kançeska-Milevska:
“Mile, shikoni, duhen modifikuar rregullat ndryshe ne nuk mund të bëjmë dot asgjë. Kjo gjëja e ndryshimit te fasadave te zones historike në qytet, pa marrë parasysh se jane monumente kulturore, eshte problem. Kryeministri tha qe të merremi me kete ceshtje, e t’u hiqet statusi si monumente kulture, në mënyrë që ne mund të bëjmë çdo gjë që duam me to! Instituti i Trashegimise ka marrë persiper, që në planin urbanistik ky status te ndryshoje, dhe që ato objekte te mos jenë me monumente kulture”

HOMAZH :
Ironia e sulmit mbi arkitekturën moderniste në Maqedoni është se pjesa tjetër e botës i është referuar pervojes se modernizmit jugosllav, dhe sidomos rastit te rindertimit te Shkupit pas termetit, tha Marusa Zorec, një profesor i arkitekturës në Universitetin e Lubjanës dhe një anëtar themelues i “evidenca.org“, një arkiv i arkitekturës moderniste në Slloveni. “Bota me të vërtetë eshte inspiruar dhe ka mesuar nga kjo arkitekturë, ndaj sot ne duhet të vlerësojme edhe me shume cilësitë arkitektonike te saj,” tha Zorec, “por per fat te keq tani ne po e shkatërrojmë atë.”

Muzeu i Artit Modern, MoMA, New York, do të bëjë homazhe ndaj modernizmit jugosllav në një ekspozitë në vitin 2018. Bashke-kuratori Vladimir Kulic tha se do të shfaqë atje rindërtimin pas tërmetit të Shkupit, “si një nga momentet më të mëdha të ndërkombëtarizimit të arkitekturës gjatë Luftës së Ftohtë”. Ekspozita, tha ai, do të përfshijë ndertesa si Opera dhe Baleti, perfshi vizatime origjinale dhe modelin e planit te Kenzo Tange për qendrën e qytetit, e cili kurrë nuk arriti te realizohej plotësisht.

Disa prej ndërtesave qe do te paraqiten ne ekspozite kanë mbijetuar ndaj procesit te ndryshimit te fasades, “por shembuj të tjerë të rëndësishëm te kesaj arkitekture janë ndryshuar aq sa nuk njihen me”, thote per BIRN Kulic, një profesor i asociuar në Shkollën e Arkitekturës të Universitetit të Atlantikut, Florida. Ato përfshijnë ndërtesën e qeverisë, dikur selia e Komitetit Qendror të Partise Komuniste. E ndërtuar në vitet 1970 nga arkitekti Petar Mulickovski, ajo ishte inspiruar nga motive tradicionale maqedone, por u vesh me pas me elemente të arkitekturës “klasike”, ndersa autori kundërshtoi publikisht “makeover-in” ne fasade! Nderkohe qe profesori Kulic e quan ndërtesen origjinale ne fjale “një shembull te vërtetë te rëndësishëm te rajonalizimit te modernizmit”.

“Është shumë ironike që një ndërtesë që eshte artikuluar me një identitet te paster modern ne baze te motiveve lokale maqedonase, e nëpërmjet frymëzimit nga arkitektura popullore, u vesh sot në një version qesharak gati analfabet te klasicizmit ndërkombëtar, pikërisht në një përpjekje per të krijuar një “maqedonizim” te supozuar, dhe tejet te politizuar tha ai. BIRN ka kontaktuar arkitektin autor te transformimit te fasadës të ndërtesës së qeverisë, Zarko Causevski, por ai tha me telefon se nuk kishte “asnjë dëshirë për intervista”. Kompania “Arhitektonika”, nga të cilat ai është drejtor dhe vëllai i tij, Nikolla, eshte pronar, ka lënë gjurmë të madhe në shume fasada. Një hetim i BIRN publikuar në korrik të vitit 2015 zbuloi se vëllezërit janë paguar më shumë se gjysmë milioni euro.

Në një intervistë ne shtator 2014 me faqen e internetit maqedonase te revistes “Faktor”, Causevski shpjegoi preokupimin e tij me neo-klasicizmin duke nenvizuar: “Perse kaq shumë maqedonas në profilet e tyre në Facebook vënë fotot-sfond të ndërtesave nga kryeqytetet evropiane? A nuk vjen kjo nga një nevojë për të treguar se ne jemi pjesë e këtyre vlerave kulturore? Për mua, një pjesë e madhe e qytetarëve kanë nevojë për një pozicionim të qartë se … ne (Maqedonia) jemi pjesë e vlerave kulturore europiane.”

Lazar Dimov, arkitekti i cili ka projektuar fasadën e Galerisë Brezoski ne sheshin qendror të Shkupit, gjithashtu e mbylli telefonin kur u kontaktua nga BIRN per t’u intervistuar ne telefon. Dimov gjithashtu mori pjese ne hartimin e fasadave te reja ne nje pjese të ndërtesës “Paloma Bianca”, nje ndertese zyrash moderniste, qe u mbulua ne fasade me gur verbues prej nje shkëlqimi të bardhë me stil neo-klasik, ne funksion te Selise se re te Partisë ne pushtet VMRO-DPMNE. Arkitekti origjinal i ndërtesës “Paloma Bianca”, Trajko Dimitrov, tha se autoritetet nuk e kontaktuan fare ate ne lidhje me “buzekuqin” qe iu be nderteses.

“Më dhemb, kur shoh si nje njeri i lindur e rritur ne Shkup dhe autor i nje ndertese të njohur ne zonën Qendër, se tashme kjo ndertese eshte pjese e nje ansambli ‘gri’ dhe pa identitet ndertesash” tha per BIRN Dimitrov, qe eshte nje nga korifejte kryesore te gjenerates se famshme te arkitekteve maqedonas te pas-Luftës se Dyte Botërore. Tani 86 vjec, Dimitrov i lene ne heshtje dhe gati errësirë, zbuloi se c’kishte ndodhur me ndertimin e tij vetem ne saje te interesimit te gazetarëve. Ne qershor 2016, ndersa punonim per kete artikull, gjatë raportimit per kete histori, konstatuam se skelat ishin ngritur tashme rreth “Paloma Bianca”, si faza e parë e ndërtimit të nje “fasade” te re turbo-kulture!

“Edhe monumenti i çmuar i mbretërisë bizantine te Shen Sofisë ne Stamboll, ne nje moment te caktuar historie u dekorua me simbole Islame, por sidoqofte edhe ne kete rast eshte respektuar strikt shenjtëria origjinale e kesaj vepre arkitektonike, si atëherë edhe tani” – tha Dimitrov. Njerëzit duhet të kuptojnë, shtoi ai, “se ne keto objekte jane vene ne diskutim jo vetem të drejtat e autorit, por jane bere te diskutueshme vlerat dhe identiteti i vendit tim.”

NJE QENDRIM POLITIK :
Kjo histori nuk ndodh vetëm në Maqedoni! Kudo modernizmi eshte vendosur nën sulm, edhe pse askund tjetër goditja nuk eshte në një shkallë të tillë sa ne Maqedoni. “Një nga arsyet është se kjo periudhë nuk është e njohur ende si pjese trashëgimisë kulturore sepse ajo nuk ka distancë të mjaftueshme në kohë me ne per t’u konsideruar e tille”, thote Maja Ivaniç, kreu i Shoqatës së Arkitektëve ne Lubjane. “Arsyeja tjetër është se shumë njerëz, madje edhe arkitektë dhe historianë të artit, e lidhin arkitekturën moderne me situatën politike të asaj periudhe: ajo u kujton atyre apektet negative të socializmit, dhe mohimi eshte një mënyrë reagimi gati organike per te zhbere atë periudhe dhe gjithe pasojat e saj.”

Sidoqofte duhet saktesuar se ndryshe nga gjithe blloku sovjetik, dhe ai kapitalist ne Perëndim, Jugosllavia e Josip Broz Titos e fallsifikoi markën e vet të komunizmit permes nje lloj imazhi liberal dhe prezantimit te rrymes se modernizmit, duke i dhene popujve te Jugosllavise një fare shkallë “lirie”, levizje dhe prosperiteti relativ; qe iu ishte mohuar nderkohe teresisht vendeve te tjera fqinje qe ndodheshin pas “Perdes së Hekurt”. Natyrisht kjo kulture ndryshon nga rasti ne rast ne varesi te specifikave te regjimit komunist ne cdo vend. Per shembull shumë shtete te varfra komuniste, e shikojnë ketë periudhë me nostalgji. Por, për sërën e Polonisë, për shembull, arkitektura e epokës komuniste është vetem një “gjellë e keqe” e mbetur prej dominimit sovjetik, një epokë qe shumë polakë duan ta harrojnë teresisht. Pra debati mbi fatin e arkitektures moderniste ne vendet ish komuniste eshte specifik dhe vijon te jete konfliktual për vite me rradhë pas gati 3 dekadave ndryshim!

“Tani, ne jemi në një gjysmë të rrugës [pikë],” thote arkitekti polak Lukasz Galusek, redaktor i “Herito” reviste tremujore mbi trashëgiminë arkitekturore ne Europen Qendrore. “Ne e dimë se kjo trashegimi e ka një vlerë; ne kemi arritur të bindim shumë njerëz; por ka ende shume që nuk janë të bindur. ” Keshtu në qytetin jugor polak Katowice, ku autoritetet komuniste të kohes ndërtuan gjithe qendrën e re te qytetit bazuar ne parimet e “modernizmit” sovjetik, mijra banorë dolën papritur në protestë në vitin 2010 kundër planeve për të redizenjimin e stacionit qendror hekurudhor ekzistues, nderkohe qe për shumë te tjere ai ishte një vetem nje shëmti brutale betoni.

Tentativa per ridizenjim në fund dështoi, dhe tashme 3 dekada pas rënies së komunizmit në Evropën Lindore, shumica e Katowices qendrore qëndron ende sic ka qene, si një shembull tipik i planifikimit komunist urban, perfshi nje banese tip “UFO” si platforma e Sputnik që u leshua në vitin 1971 ne hapesire, ne kujtim te 10-vjetorit të fluturimit që bëri kozmonauti rus Yuri Gagarin, si njeriu i parë në hapësirë. Në kundrapeshe dhe me qellim per ta maskuar kete imazh, autoritetet lokale kanë mbjellë palma dhe kane realizuar nje projekt dizjani urban te sheshit qendror me stola dhe plaforma per qytetaret, sikur duan t’i japin nje “mirëseardhje” utopise.

Galusek eshte informuar mire edhe me zhvillimet me te fundit në Shkup, si dhe me vënien e tyre në qender te kontekstit per ndërtimin e identitetit te ri te Maqedonise pas rënies së komunizmit. “Ky eshte i ngjajshem me rastin tonë, njesoj si dhe ne Shkup,” thote ai. “Ishte e rëndësishme politikisht per ne për të treguar me sforco se kultura kombëtare ka rrënjë të thella, dhe e mirekuptoj logjiken se falsifikimi behet nje instrument kyc qe luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në këtë proces social dhe politik.” Me tej ai ben shaka: “Ne ‘maqedonasit’ – thote ai me buzeqeshje, duke folur sikur të ishte një maqedonas por duke nenkuptuar krahasueshmerisht polaket – u pushtuam nga turqit, kështu që nuk mundem te marrim pjesë në Belle Epoque. Por në qoftë se ne e ndertojme sot ate stil, duke e bere fakt, edhe ne do të kemi barok dhe klasicizem si çdo komb tjetër europian, pra do te jemi njesoj edhe ne si ata!”

Në Slloveni, Zorec e “evidenca.org” na tha se arkitektura moderniste eshte sot nën kërcënim real nga kushtet e këqija të ndërtesave dhe ndryshimeve të pronësinë me kalimin e kohës. Por, ajo tha, se kërcënimi tek ne asnjehere nuk është në shkallën dhe permasat e Shkupit. “Unë nuk e di një qytet në botë që te kete transformuar ndërtesat e veta drejt një periudhe te së kaluarës! Zakonisht tentohet drejt te ardhmes” tha ajo.

Mrduljas, kritiku kroat i arkitektures, thote se sot eshte shumë më e lehtë për të mobilizuar strategji ne mbrojtje të strukturave individuale moderniste se sa te te gjithave ne bllok. Kjo eshte e veshtire te funksionoje – thote ai. “Kur ju keni gjithë qytetin te sulmuar frontalisht, atëherë mbrojtja e kesaj trashegimie te re bëhet akoma më e vështirë, perfshi keqkuptimet qe lidhen me te kaluaren komunsite”, thote ai. “Problemi ne kete situate eshte se behet e veshtire te identifikohet se ku është vija e parë e sulmit apo agresionit?”

Sidoqofte zhvillimet e fundit që nga doreheqja e Gruevskit i kanë dhënë arkitekteve si Brezoski një fare shprese per ndalimin e kesaj tendence “buzekuqezimi”. Në tetor, Prokuroria Speciale e Maqedonisë njoftoi hetimin për rastin e ndërtimit te një muzeu, si pjesë e projektit “Shkupi 2014”. Ajo tha se disa zyrtarë të lartë në Ministrinë e Kulturës janë të dyshuar për shkelje, por nuk permendi emrat e tyre. Ministria, në përgjigje, tha se ndërtimi është kryer në përputhje me ligjin. Fati i projektit, megjithatë, qëndron mbi rezultatin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit, dhe nëse Gruevski dhe VRMO-DPMNE do ta mbajne apo jo pushtetin.

Asnjë nga arkitektet e pas-Luftës së Dytë Botërore te intervistuar nga BIRN nuk tha se do ti adresonin ankesat e tyre në gjykatë. Brezoski vete tha se ai kishte ndonje një plan tjetër, nëse do i jepet mundësia. “Unë do ti kthej ato ndertesa përsëri ashtu sic ishin, dhe do ti heq strukturat buzekuq qe e fshehin modernizmin origjinal, me perkun e turbo-historise. Ne e patëm një tërmet dikur, por ne e perballem atë. Nuk ka asnjë alternativë tjetër” – tha ai!


Bojan Bllazhevski, shkruan për arkitekturen dhe ndertimin maqedonas ne faqen e internetit të zhvillimit urban “Build.mk”. Ky artikull u prodhua si pjesë e Bursës Ballkanike për Gazetari Cilësore, mbështetur nga ERSTE, në bashkëpunim me Rrjetin e Raportimit Investigativ Ballkanik.

Nga: Bojan Bllazhevski, www.balkaninsight.com
Shqiperoi: Besnik Aliaj

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.