Shoqëri për interes

Shoqëri për interes

Hapat tua vëzhgohen!
Shtylla kryesore e jetës
“Qëndrimi i Islamit ndaj homoseksualizmit”
Vrapo…

Shkruan: Naile BARDHI, Shkup

Nuk kam më durim, për disa gjëra jam lodhur, më ngulfasin! Jo sepse unë jam bërë arogante, por thjesht sepse mendoj se kam arritur në një moment të jetës sime ku nuk dua që të humbas më kohë me gjërat të cilat nuk më kënaqin ose më lëndojn. Nuk kam më durim për cinizëm, kritika të tepruara, këshilla publike dhe kërkesa të natyrave të ndryshme.

Kam humbur dëshirën që të sillem mirë dhe t’i kënaq ata të cilët nuk më pëlqejnë mua, ti dua ata të cilët nuk më dojnë dhe të ju buzëqesh atyre të cilëve nuk më buzëqeshin mua. Nuk do ta humb më asnjë minutë me ata të cilët i vërrej se gënjejn ose manipulojnë. Kam vendosur… nuk do të bashkëjetoj me pretendimet, hipokrizin, pandershmërin dhe lëvdatat e lira të cilat i’a themi në fytyrë njëri-tjetrit çdo ditë e më shumë.

Më thoni ju të nderuar: “A nuk është patetike që të kalojmë shumicën e kohës me një shoqëri e cila më pas ta vërteton se nuk i’a ka vlejtur as një sekond të kalosh me ta?; Më thoni për cilën shoqëri sot i’a vlen që të flijosh, te kontribosh etj, etj?; Për shokët dhe shoqet e klasës të cilët qëndrojnë afër meje vetëm pse prindi im është një funksionar i lartë apo për shoqërin e cila refuzon të qëndrojë me shoqen e klasës vetëm sepse për shkak kushteve jo të mira finansiare nuk duket bukur dhe nuk është në TREND me ta?; Për shoqërin tek e cila xhelozia ka arritur majat e saj, antivlerat po bëhen vlera, ndërsa gjërat e moralshme janë jashtë mode?”

Ku është ajo shoqëri e dikurshme që flet me mua, e nuk flet për mua! Ku mbeti kuptimi i fjalës shoqëri e cila më shumë më mbron gjatë mungesës sime sesa kur jam prezente! Nëse unë ju pyes juve tani se sa shoqëri keni… Sa keni? Të gjithë do të thoni shuuuummmmë… duke u bazuar në numrin e shokëve në facebook ose ndjekësit në instagram dhe me mburrje pasi që neve si shoqëri na pëlqen kuantiteti, dhe e themi numrin e tyre.

Por a ju ka kapluar ndonjëherë ndjenja se nuk jeni shokë me disa nga shokët apo shoqet e juaja? Do të thoni si… si mund të definohet një shoqëri e cila bazohet vetëm në rrjetet sociale, duke dhënë komente nga më të ndryshmet , like të shumta… ndërsa ajo shoqëri nuk ka asnjë lidhje /kontakt real. Këtu vendoset një pikëpyetje… KUJDESI apo INTERESI?

Sa ne kujdesemi për të ndërtuar marrëdhënie të shëndosha me shoqërinë tonë. Pyetje e shpeshtë kur përshëndetemi… Si je? Sa prej nesh këtë pyetje e bëjnë me kuptimin e fjalës të plotëe, apo e bën për të kuptuar se si e ka hallin shoku apo shoqja në atë moment me gjithë brendësin e tij apo saj në atë çast frymëmarrjeje. Jo, t’i pyesim se si je për të kuptuar se sa shopping ka bërë kohën e fundit, sa postime ka bërë në rrjetet sociale dhe sa like ka marër për fotografit që prapa tyre fshehin një realitet tjetër!

Të pyesim se si është shpirti i tyre, zemra e tyre në atë moment, në gëzim, pikllim, a ka nevoj për këshilla miqësore e ndihmë?! E këtë e bënë shoqëria e vërtetë JU LUTEM! Po shkatërrohet brendësia jonë, krahasimet dhe xhelozia po na e ndërprejnë rrugën drejt suksesit sepse në çdo rast bëjmë krahasime me të tjerët dhe kur nuk jemi të kënaqur me atë që e kemi. Kemi arritur në atë nivel ku nuk i frigohemi armikut, por mikut i cili na fal përqafim falco… dhe miqve të cilët na japin komplimente vetëm që mos të përmirësohemi por më mirë të ta thonë të vërtetën në sy, ku këshillat i japin në mënyrë publike që të tregohen të dijshëm e jo miqësor.

Nuk kam durim më jo… jo sepse jam arrogante por sepse shumica e asaj që e quaj shoqëri që të rrijë afër meje përderisa ngas makinën time… ndërsa unë… gjithënjë e më shumë kam nevoj për ata të cilët do të udhetonin me mua edhe kur të jetë nevoja edhe me autobus!

 

*** Autorja është nxënëse në shkollën e mesme mjeksore të qytetit të Shkupit “Dr. Pançe Karagjozov”, njëherit edhe pjesëmarrëse në aktivitetin oratorik të organizuar nga Qendra për zhvillim edukativ dhe kulturor – RACIO me titull “Nata e Oratorisë 2017“!

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.